🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,095 ▼ -0.59% ETH $2,376 ▼ -2.16% XRP $1.2750 ▼ -2.17% SOL $102.0700 ▼ -2.23%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dështimi i seancës për presidentin, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Kosova nuk e zgjidhi ngërçin. Moszgjedhja e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Kosova nuk e zgjidhi ngërçin. Moszgjedhja e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Dy datat e mundshme për mbajtjen e tyre janë 31 maji dhe 7 qershori dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duhet ta marrë vendimin.

Në një seancë të nisur parmbrëmë nga Lëvizja Vetëvendosje, pa asnjë marrëveshje me partitë opozitare, zgjedhja e Presidentit të ri nuk u bë e mundur. Kuvendi u shpërnda në mesnatë dhe me të kaluar afati për zgjedhjen e Presidentit, vendi shkon zyrtarisht në zgjedhje të reja, edhe një herë tjetër, për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë.

Zgjedhjet e reja, siç e përcakton Kushtetuta, duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Dhe në këtë rast, me dy javë fushatë dhe me procedurën parazgjedhore që duhet ndjekur, mbeten vetëm dy data të mundshme: 31 maj dhe 7 qershor.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu duhet ta marrë formalisht një vendim se cila do të jetë data e zgjedhjeve të reja. Fakti që Kosova nuk i evitoi zgjedhjet e radhës, u bë lajm edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

LVV-ja e nisi të hënën në mbrëmje një seancë për zgjedhjen e Presidentit, duke propozuar në mënyrë të njëanshme Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Seanca u ndërpre dhe vazhdoi 4-5 herë, deri mbrëmë pak para mesnatës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia paraqiti Albin Kurtit emrin e Vjosa Osmanit, por duke kërkuar nga kryeministri garanci se ajo do t’i merrte 66 votat e mazhorancës.

Kreu i LVV-së mbrëmë ofroi vetëm “garë”, që ish-presidentja të ishte kundër-kandidate e kandidates së tyre, Feride Rushitit. Në këtë rast, pas dy rundeve të para, në të tretin LVV-ja do të mund ta zgjidhte Rushitin si Presidente.

Kjo natyrshëm nuk ndodhi dhe tashmë i afrohemi zgjedhjeve të radhës. Mes dy datave të caktuara, e diela e 7 qershorit duket më e mundshmja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.