🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,870 ▼ -0.22% ETH $2,052 ▼ -0.82% XRP $1.3176 ▲ +0.22% SOL $80.2900 ▲ +1.43%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Detaje të reja nga trafiku i drogës Vlorë-Brindizi. Oficeri i policisë, garanti i drogës

“Parcelat na i mbulon daja”, kjo është një ndër frazat që përdorej mes trafikantëve të drogës, e cila implikon përmes përgjimeve telefonike zyrtarin e Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, me detyrë shef i personelit në këtë polici.

Sipas një burimi jo zyrtar nga grupi i hetimit, oficeri i policisë, nga pëgjimet ambientale dhe telefonike rezulton se kishte dalë garant, jo vetëm për mos goditjen e një parcele droge që kultivohej nga  familja Lamaj, por kishte siguruar edhe qetësi në procesin e ngarkimit të avionit ukrainas “Areoprakt”.

Ngarkesa e 120 kilogrameve marijuane në avionin, që më pas u pilotua nga 26-vjeçari Vilson Lamaj, ka zgjatur vetëm 10 minuta , nga ora 7:02 deri në orën 7:12, të dhëna që tregohen nga aparatura e vendosur nga prokurorët italianë në avion.

Kaq ka zgjatur edhe qëndrimi i avionit në tokën shqiptare. Por, gjithë flututimi i avionit në hapësirën shqiptare nuk pasqyrohet dhe as është raportuar nga autoritetet shqiptare, thonë burimet, pasi siç rezulton deri më tani, radari sekondar nuk ka punuar atë ditë, radar i cili përdoret e gjurmon fluturimet e ulta. Nga ana tjetër për grupin e hetimit, terreni ku është ulur avioni, në fshatin Xhelilaj, konsiderohet i vështirë, çka hedh dyshime se piloti e njihte fare mirë zonën ku do ulej dhe mund të mos ketë qenë udhëtimi i tij i parë.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, piloti Lamaj ka ardhur në Shqipëri një muaj më parë, ku edhe ka qëndruar në fshatrat e Labërisë, për shkak se një nga parcelat e hashashit që kontrollohej nga familja e tij në fshatin Babicë, ishte asgjësuar nga policia e në këto kushte atij i është dashur të grumbullojë ngarkesën prej 120 kg nga persona të tjerë.

Ndërkohë që është kthyer në Itali dy ditë përpara se të ndërmerrte edhe fluturimin me avionin e tij. Piloti Lamaj, sipas burimeve, ka ndjekur një kurs të posaçëm në Itali dhe një vit më parë ai ka siguruar edhe një licencë pilotimi për fluturime turistike, ku edhe del që ka kryer disa fluturime për këtë qëllim brenda Italisë.

Nga të dhënat e Prokrorisë italiane dorëzuar krimeve të rënda, familja Lamaj, përveç mbjelljes së parcelave me hashash në fshatrat e Vlorës, po planfikionin të bënin të njëjtën gjë edhe në Rumani. Ndërsa ishin pronarë të një sipërfaqejeje toke në një komunë në Rimini, ku dyshohet se kanë kultivuar edhe aty bimë narkotike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.