🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,741 ▲0.97%
DOW 53,634 ▲1.08%
NASDAQ 26,559 ▲1.3%
NAFTA 91.62 ▲0.67%
ARI 4,535 ▲2.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,001 ▲ +5.02% ETH $2,497 ▲ +4.95% XRP $1.4550 ▲ +9.33% SOL $104.7700 ▲ +6.32%
S&P 500 7,741 ▲0.97 % DOW 53,634 ▲1.08 % NASDAQ 26,559 ▲1.3 % NAFTA 91.62 ▲0.67 % ARI 4,535 ▲2.72 % S&P 500 7,741 ▲0.97 % DOW 53,634 ▲1.08 % NASDAQ 26,559 ▲1.3 % NAFTA 91.62 ▲0.67 % ARI 4,535 ▲2.72 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kronika

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin m

Zbulohen detaje të reja nga konflikti fizik që ndodhi sot në Orikum të Vlorës (3 shtator), mes dy biznesmenëve Kuan Muça dhe Vasil Bedinaj.

Gjatë takimit, debati mes tyre është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë edhe shoqëruesit e dy biznesmenëve dhe janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Ka dyshime se gjatë përplasjes, e cila fillimisht ka qenë fizike, mund të jenë përdorur edhe armë zjarri. Megjithatë, në vendngjarje policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë.

Pala e biznesmenit Muça pretendon se takimi në hotelin Palma ka qenë një kurth i ngritur nga biznesmeni tjetër për të sjellë konflikt dhe për të përfshirë policinë.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e personave të përfshirë dhe të dhënat operative, me qëllim rindërtimin e plotë të dinamikës së konfliktit.

Zanafilla e përplasjes – Një konflikt për një pronë në Palasë dyshohet se ka qenë zanafilla e përplasjes që ndodhi sot mes dy biznesmenëve, Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, në ambientet e hotelit “Palma”, në Orikum, informon TCH.

Konflikti ka nisur për një pronë në Palasë, ku është projektuar ndërtimi i një resorti. Biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën me AMTP, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë.

Pas përfundimit të procedurave, disa banorë të zonës kanë shfaqur pretendimet e tyre, duke deklaruar se ishin pronarë të së njëjtës pronë dhe se dispononin AMTP të firmosura nga ish-kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Në këto kushte, biznesmeni Muça ka hyrë në negociata me banorët dhe e ka blerë edhe një herë pronën në Palasë, duke kërkuar më pas leje për zhvillimin e saj.

Më vonë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës. Dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça. Edhe Bedinaj ka marrë vërtetim pronësie për sipërfaqen e tokës, çka ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si e njëjta pronë rezulton e regjistruar në emër të dy pronarëve të ndryshëm.

Mësohet se më pas edhe biznesmeni Vasil Bedinaj ka marrë leje nga qeveria për zhvillimin e pronës për një investim. Kjo situatë dyshohet se ka sjellë konfliktin mes dy biznesmenëve.

Mësohet gjithashtu se Bedinaj i kishte kërkuar Muçës një përqindje nga projekti i tij, për pjesën e pronës që ka mbivendosje, kërkesë që është kundërshtuar nga ky i fundit.

Me ftesë të Bedinajt, dy biznesmenët kishin rënë dakord të takoheshin sot në mesditë në ambientet e hotelit “Palma”, në Orikum, për të diskutuar mbi konfliktin dhe ngjarja ka degraduar deri në përplasjen e dy biznesmenëve dhe personave që i shoqëronin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.