Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 September 2026
S&P 500 7,750 ▲1.09%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,609 ▲1.49%
NAFTA 91.51 ▲0.55%
ARI 4,539 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,018 ▲ +4.76% ETH $2,501 ▲ +4.56% XRP $1.4606 ▲ +9.25% SOL $104.9800 ▲ +5.75%
S&P 500 7,750 ▲1.09 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,609 ▲1.49 % NAFTA 91.51 ▲0.55 % ARI 4,539 ▲2.81 % S&P 500 7,750 ▲1.09 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,609 ▲1.49 % NAFTA 91.51 ▲0.55 % ARI 4,539 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Arte

“Shame and Money”, vepra më e re e Visar Morinës vjen në Tirana International Film Festival

Një nga filmat shqip më të vlerësuar të kinemasë evropiane të këtij viti, por po aq edhe kandidat në Oscar vjen përballë publikut shqiptar, me një histori që flet për dinjitetin, varfërinë, familjen dhe çmimin njerëzor të mbijetesës.

Tirana International Film Festival, që do të zhvillohet nga data 21 deri më 27 shtator, do të përcjellë në Tiranë “Shame and Money”, filmin më të ri të regjisorit Visar Morina, një prej emrave më të rëndësishëm të kinemasë bashkëkohore shqiptare nga Kosova, por që këtë herë vjen edhe vetë së bashku me produktin artistik.

Filmi, i cili pati premierën botërore në Sundance Film Festival 2026, u largua nga një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë me një prej çmimeve kryesore: Grand Jury Prize në World Cinema Dramatic Competition.

Por rrugëtimi i “Shame and Money” nuk u ndal në Sundance dhe vetëm me këtë çmim. Filmi është përzgjedhur në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre Sydney Film Festival, Karlovy Vary International Film Festival dhe Sarajevo Film Festival, ndërsa në FilmFest München fitoi çmimin e jurisë në konkurrimin CineMasters.

Në qendër të filmit janë Shabani dhe Hatixheja, një çift që jeton me familjen në një fshat të Kosovës dhe siguron jetesën përmes fermës së tyre. Një konflikt familjar u shkatërron bazën ekonomike dhe i detyron të largohen drejt Prishtinës, në kërkim të punës dhe një mundësie tjetër për të mbajtur familjen. Por qyteti nuk u ofron shpëtimin që kërkojnë. Përkundrazi, i vendos përballë një bote ku puna, paratë dhe dinjiteti njerëzor fillojnë të maten me të njëjtën monedhë. Morina ndërton kështu një dramë sociale që nis nga një familje kosovare, por shumë shpejt e kapërcen kufirin e saj gjeografik.

“Shame and Money” është një film për varfërinë, por edhe për turpin që prodhon varfëria; për nevojën për të kërkuar ndihmë dhe plagën që kjo i shkakton krenarisë; për një shoqëri ku mbijetesa mund të kthehet në një provë të përditshme të dinjitetit.

Në rolet kryesore janë Astrit Kabashi dhe Flonja Kodheli, ndërsa në kast janë edhe Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica dhe Alban Ukaj. Skenari është shkruar nga Visar Morina dhe Doruntina Basha. Filmi është një bashkëprodhim mes Kosovës, Gjermanisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës dhe është realizuar në gjuhën shqipe.

Një emër tashmë i afirmuar në kinemanë evropiane, Visar Morina nuk është një emër i panjohur për festivalet ndërkombëtare. Filmat e tij kanë kaluar më herët në Berlinale, Sundance, Locarno dhe Karlovy Vary, ndërsa vetë regjisori është vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Filmi i tij “Exile”, i vitit 2020, fitoi Heart of Sarajevo për filmin më të mirë në Festivalin e Sarajevës dhe ishte pjesë e World Cinema Dramatic Competition në Sundance.

Ndërsa debutimi i tij në metrazhin e gjatë, “Babai” (Father), u bë filmi që përfaqësoi Kosovën në garën për Oscar dhe i dha Morinës një tjetër moment të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Në vitin 2015, ai fitoi edhe çmimin për regjisorin më të mirë në Karlovy Vary për “Babai”.

Kthimi i Morinës në Tiranë merr kështu një kuptim të veçantë. Sepse “Shame and Money” nuk është vetëm filmi i një regjisori kosovar që vjen në një festival ndërkombëtar siç është TIFF. Është një vepër e një kineasti që ka arritur të ndërtojë një gjuhë të vetën, duke e kthyer përvojën shqiptare dhe ballkanike në një histori që kuptohet shumë përtej kufijve tanë.

Një film për paranë, por mbi të gjitha për atë që paraja nuk mund ta blejë: dinjitetin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.