☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

“E di që ke probleme me formimin…”/ Plas përsëri në mbledhjen e KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përj

Rikthehen tensionet në mbledhjen e KLP-së teksa diskutohen kandidaturat për Kryeprokurorin e ri.

Një situatë tjetër e pazakontë është krijuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa vijon procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas gazetares Anila Hoxha, gjithçka nisi në mbledhjen e kaluar të KLP-së, kur kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Ylli Pjeternikaj, kërkoi përjashtimin e Vat Stakës nga procedura.

Pas kësaj, kërkesat vijuan njëra pas tjetrës. Vat Staka kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodës, Hoda kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit, ndërsa Stojani kërkoi përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së ditës së sotme, Stojani ka debatuar me Bogdanin, ndërsa janë përplasur me njëri-tjetrin edhe për çështjen e formimit.

Stojani i ka thënë kryetares se ajo ka probleme me formimin, ndërsa Bogdani i është kthyer duke iu vetëofruar për t’i parë kualifikimet e saj akademike, duke e sfiduar me diplomat, mesataren dhe kualifikimet.

Janë zbardhur edhe pjesë nga debati:

Stojani: Unë i qëndroj kërkesës që kam depozituar. Ti ke tejkaluar kompetencat e tua, zonja kryetare, ke favorizuar në mënyrë joobjektive dhe të njëanshme. Ndiq procedurën, mos më bëj thirrje morale.

Bogdani: Unë marr kërkesat dhe kaq, nuk bëj morale. Unë nuk e kuptoj pse duhet të nisim nga kërkesa e fundit, pse nga e treta dhe jo nga e para.

Stojani: Unë e di që ti ke probleme me formimin, po…

Bogdani: Nëse unë kam probleme me formimin, hajde hapim diplomat e universitetit dhe shohim që nga masterat, formimin, kualifikimet dhe e shohim kush ka probleme me formimin. Shihni njëherë formimin tuaj dhe pastaj hajde flasim.

Stojani: Keni një kuadër ligjor, merreni në shqyrtim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.