☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.38 ▼3.59%
ARI 3,926 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,388 ▲ +0.63% ETH $2,292 ▲ +1.05% XRP $1.2552 ▼ -0.04% SOL $94.9600 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.38 ▼3.59 % ARI 3,926 ▲0.69 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.38 ▼3.59 % ARI 3,926 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vijon përplasja për pagat/ KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit për gjyqtarët, zbatoni vendimi

Vijon përplasja mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv për çështjen e trajtimit financiar të magjistratëve.

Përmes një shkrese zyrtare të datës 3 shtator 2026, të nënshkruar nga kryetari Ilir Rusi, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, me dijeni edhe Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm dhe ekzekutimin e pagave të muajit gusht 2026 për gjyqtarët dhe punonjësit e administratës gjyqësore.

Në dokumentin zyrtar, KLGJ sqaron se situata ligjore dhe buxhetore lidhur me formulën e llogaritjes së pagave të gjyqtarëve rrodhi pas shfuqizimit të dispozitave ligjore nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 17 shkurt 2026.

Pasi Kuvendi i Shqipërisë dështoi të miratonte ndryshimet e nevojshme ligjore brenda afatit të caktuar të datës 31 korrik 2026, KLGJ miratoi më 26 gusht vendimin nr. 435 për të unifikuar zbatimin e detyrimit kushtetues, duke marrë si referencë kategorinë e lartë drejtuese në administratë (Kategoria I, Klasa 1-2).

KLGJ i përgjigjet prerë pretendimeve të Ministrisë së Financave për verifikime administrative, duke bërë me dije se në disa gjykata, si në Durrës, Fier dhe Gjirokastër, urdhër-shpenzimet e miratuara nga vetë degët e thesarit janë bllokuar më pas në bankat përkatëse. Organi i qeverisjes së sistemit gjyqësor nënvizon se as Kuvendi, as Qeveria dhe as Ministria e Financave nuk mund të pezullojnë apo të vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pasi një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt nenin 132 të Kushtetutës dhe parimin e shtetit të së drejtës.

Sipas KLGJ-së, mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një të drejtë të ekzekutivit për të pezulluar efektet e vendimit kushtetues apo për të cenuar garancinë e paprekshmërisë së pagës së gjyqtarëve.

Në përmbyllje të letrës, KLGJ i kërkon zyrtarisht Ministrisë së Financave ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të muajit gusht për të gjithë nëpunësit e administratës gjyqësore që nuk preken nga ky vendim, si dhe kalimin e pagave për magjistratët e të tria niveleve të gjykatave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.