🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,363 ▼1.47%
DOW 51,663 ▼0.1%
NASDAQ 25,581 ▼2.24%
NAFTA 73.21 ▼0.88%
ARI 4,134 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,224 ▼ -3.33% ETH $1,656 ▼ -4.42% XRP $1.0983 ▼ -3.12% SOL $68.8900 ▼ -5.12%
S&P 500 7,363 ▼1.47 % DOW 51,663 ▼0.1 % NASDAQ 25,581 ▼2.24 % NAFTA 73.21 ▼0.88 % ARI 4,134 ▼1.64 % S&P 500 7,363 ▼1.47 % DOW 51,663 ▼0.1 % NASDAQ 25,581 ▼2.24 % NAFTA 73.21 ▼0.88 % ARI 4,134 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Detyrimet e prapambetura rishtas arrijnë në 2.3 miliardë lekë

Me gjithë shtrëngimin e procedurave për pagesat buxhetore në favor të kontraktorëve për punime publike, qeveria shqiptare nuk i ka shpëtuar akumulimit të detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi. Rritja e tyre do të kushtëzojë bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vijim, siç u deklarua dhe në konferencën e fundit për shtyp të Ministrisë së Financave dhe FMN-së. (FMN jep OK për buxhetin e vitit 2017 me kusht që të mos krijohen detyrime të reja të prapambetura).

Shuma e re e detyrimeve të pashlyera të qeverisë ndaj të tretëve ka arritur në 2.3 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e Ministrisë së Financave.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 908.8 milionë lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe aparati i MTI.

Aparati i MTI ka detyrime të krijuara rishtazi në vlerën 132.6 milionë lekë për rimbursimin e TVSH-së dhe Taksës doganore për projektin “Rehabilitimi i kalatës së Portit të Vlorës”, në programin “Transporti detar”. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), detyrime të krijuara rishtas në vlerën 605.6 milionë lekë për:

-Kontrata, studime, projektime dhe oponencë, në vlerën 38.9 milionë lekë, që kanë ardhur si pasojë e mosplanifikimit të tyre në buxhetin e vitit 2016 nga ARRSH.

-Kontrata investimi (ndërtime, rikonstruksione) në vlerën 329.7 milionë lekë, janë kontrata shumëvjeçare dhe buxhet i pamjaftueshëm për likuidimin e plotë të faturave, ndërkohë që kontraktorët vazhdojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.

Sipas informacionit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, konstatohet se detyrimet e krijuara në periudhën 1 janar – 30 prill 2016, lindin si pasojë e tavanit të ulët buxhetor të këtij viti, i cili nuk mund të përballojë kontratat shumëvjeçare të angazhuara më parë.

Ujësjellës-Kanalizime, detyrime të krijuara rishtas në vlerën 140 milionë lekë, që ka të bëjë me pagesat të rimbursimit të TVSH-së për projektet me financim të huaj për rrjedhojë, detyrimi i akumuluar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës shkon në vlerën 1 682 milionë lekë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 48.5 milionë lekë, nga të cilat 8.3 milionë lekë janë vendime gjyqësore dhe 40.2 milionë lekë janë detyrime për investime të kryera për Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ministria e Drejtësisë ka krijuar detyrime në vlerën 112.8 milionë lekë, të ndara sipas institucioneve si më poshtë, ku kryeson Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me 93.7 milionë lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Nga AKKP është ngritur problemi për pamjaftueshmëri fondesh, për të bërë të mundur financimin e këtyre detyrimeve brenda vitit buxhetor 2016.

Ministria e Shëndetësisë ka krijuar detyrimeve në vlerën 30.7 milionë lekë, që janë vendime gjyqësore në disa D.SH.P. dhe spitale në rrethe.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, detyrimet e krijuara janë në vlerën 248.7 milionë lekë të lindura, si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë. Këto detyrime raportohen në vlerën rreth 2.6 milionë lekë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit dhe në vlerën rreth 246.1 milionë lekë në Aparatin e Ministrisë.

Ministria e Financave deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 3.9 milionë lekë, kryesisht vendimet gjyqësore për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

totali i detyrimeve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.