☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,236 ▼ -0.02% ETH $2,441 ▲ +0.56% XRP $1.5105 ▲ +1.9% SOL $95.1600 ▲ +1.02%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Opinion

Dhe ju mund të thoni: ke dash vet!

Nga Alda Butka Aliçka

Kur vajza ime ishte ne gjimnaz, shkova nje dite ne takim me prinder. Po dilja e gezuar.
Sapo hapa deren e makines, me afrohet drejtori i shkolles:
– A me con pak te Drejtoria Arsimore?
– Posi jo!-u tregova e gatshme une.
Rruges, dy shalet e gjata e te holla te drejtorit, m’u afruan aq shume, sa mezi i kontrolloja gazin e frenat.
Kur hapi deren per te dale, mora fryme e lehtesuar.
Nuk ishte e thene te merresha vetem me gezimin, qe me kishin sjelle rezultatet e mira dhe sjellja e vajzes sime!
– Me prit pak- tha drejtori- vetem pese minuta pune kam dhe erdha.
Vertet doli pas pese minutash. Drejtoria Arsimore ne ate kohe ishte tek Pallati Mbreteror, por qe ne vazhdonim i thoshim Pallati i Pionierit.
– Pime nje kafe ketu, se nuk kam pire gjithe diten?!-tha drejtori kembegjate.
– Ok- i thashe sa per miresjellje.
U ulem tek Pallati i Kultures, jashte. Ai lokal kishte disa platforma rrethore prej cimentoje, te ngritura nja njezet centimetra nga toka, mbi te cilat qene vendosur karriket e tavolinat e vogla.
Sapo erdhi porosia e u mata te ve filxhanin ne buze, ” faaap” shala e gjate e drejtorit, me ciku gjurin. U shtyva me gjithe karrike. Nderkohe drejtori, levdonte gjyshin tim, xhaxhallaret, kusherinjte, vellain tim. Meqe ishim “tanet”, cdo levdate, e shoqeronte me nga nje te zgjatur kembe drejt kofsheve te mia. Ai zgjatu e afrohu, une shtyu me gjithe karrike. Kur kishte mbaruar numerimi e levdatat per gjithe burrat e mrekullueshem te fisit tim, kthej koken mbrapa e shoh qe dy kembet e pasme te karrikes, kishin dale jashte platformes. Zoti me ruajti qe nuk u plasa me trurin ne beton!
Qe te mos thoshit ju “Ke dashte vete”, meqe isha vetem 35 vjec, meqe sapo isha divorcuar, meqe mund te merziteshin te gjithe burrat e famshem te fisit tim nga pergojimet dhe meqe akoma nuk kishte dale moda e denoncimeve, nuk denoncova.
Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Mbreteror, qe ne vazhdonim ta quanim Pallati i Pioniereve, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja!
Nejse, une shpetova paq atehere.
Mendo nen c’presion mund te vinte nje adoleshente, nxenesen e tij ai, kur mua dhe sot, nuk me del e keqja e atyre veprimeve…
Pa jua majti, thoni, thoni “Ke dash vet mi goc!”, se gati jom per sherr sot!!!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.