Dhjetë arsye për të vizituar Tajlandën
I famshëm në mbarë botën për plazhet përrallore, ato janë në fakt vetëm një pjesë e një game shumë të gjerë atraksionesh që mund të ofrojë Tajlanda, vendi i statujave të arta të budave, ku elefantët luajnë polo për të “sponsorizuar” të ardhmen e tyre
- Ushqimi në rrugë
Disa prej supave më pikante të Tajlandës, mund të hahen në kioskat-restorante që ndodhen buzë rrugëve. Supa e ngrohtë dhe e thartë, mund të plotësohet nga një pjatë e dytë shtesë që mund të shërbehet nga shitësit ambulantë që përdorin barishte të freskëta, gjethe të njoma limetesh dhe galangali (rrënjë xhinxhëri).
Alternativa të tjera në rrugë përpiqen të përfshijnë oriz me fruta deti pikante dhe speca djegës të verdhë.
Duke shkuar drejt tregut të fundjavës së Jatuchak-ut në Bangkok, për të shijuar një grup menysh të paharrueshme, që përfshijnë makarona orizi me qofte peshku me salcë jeshile, të bëra nga një kioskë-restorant e quajtur “Prik Yuak”.
“Qoftet e peshkut janë të gatuara enkas, përshtatur sipas masës së dorës suaj, pa hala e gjëra të tilla si ato”, thotë Sirin Wongpanit, një bloger i suksesshëm që merret me kulinarinë vendase ( shih atohhappybear.com), “salca pikante shtrohet rreth e qark pjatës, jo shumë e nxehtë, por e aromatizuar me shumë përbërës pikantë, salcë peshku dhe sheqer palme. Bimët tipike, siç është borziloku i ëmbël tajlandez (horapa) dhe patëllxhanët jeshilë, përbëjnë vaktin e shijshëm shtesë në menynë tuaj”.
- Liqeni më i bukur në botë
Në Udon Thani, shpërthejnë zambakët e purpurt mes muajve nëntor dhe shkurt. Liqeni i madh – 15 km i gjatë dhe 5 km i gjerë, është më pak i njohur nga jotajlandezët, por ka vërtet një pamje të paharrueshme. Guidat turistike të shpien me barka të vogla rreth e rrotull njërit ndër liqenet që shumëkush pohon se është më i bukuri në botë.
- Gibonët në Parkun e Khao Sok-ut
Një sërë speciesh ekzotike jetojnë në parkun shumë të pasur me biodiversitet tajlandez, duke përfshirë gibonët, një lloj majmuni. Me thirrjet e tyre që mund të dëgjohen qysh prej dy miljesh larg, gibonët dëgjohen më lehtësisht sesa ç’mund të shihen, por duke ndjekur gjurmët e tyre në pyllin tropikal 460 milje katrorë, ke përpara një rrugë të gjatë për të eksploruar, duke parë ndoshta arinj të diellit, leopardë, tigra, tapirë, qen të egër aziatikë, buaj, majmunë dhe drerë.
- Futboll në plazh
Nëse mendoni se jeni të mirë në goditjet e topit me këmbë, nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë miq të rinj në këtë sport, sesa në Tajlandë, ku dielli bie duke buzëqeshur mbi një fushë futbolli ose volejbolli në plazh.
- Sasi e pamasë budash
Ulur apo shtrirë – Tajlanda është plot statuja vezulluese budash, disa të mëdha e disa të vogla, shumë syresh janë të bëra me smeralde.
- Udhëtime të leverdishme me tren
Merrni trenin për të udhëtuar në brendësi të Tajlandës dhe shijoni panorama të mrekullueshme vetëm për pak para. Shtoji këtu shërbimin katering që ofrohet në bord. Rruga nga Bangkoku për në Butterworth, është ajo që rekomandohet zakonisht, duke kaluar “fushat e orizoreve përgjatë të cilave shihen palmat”. Mund të blesh bileta për trenin 35, “the International Express”, nga Bangkoku në Butterworth, në stacionin Hua Lamphong të Bangkokutn. Një vagon gjumi i klasit të dytë me kondicioner, kushton 25 paund një drejtim.
- Festivali i vegjetarianëve dhe “çmendurive”
Festivali i përvitshëm i vegjetarianëve në Phuket, është një version i festivalit të nëntë perandorëve taoistë, që përfshin në fakt disi më shumë vepra të vetësakrifikimit. Megjithëse aktivitetet e festivalit mbahen në mbarë Tailandën, më të mëdhatë janë në Phuket – e cila ka një popullsi të madhe të popullsisë kineze të Tajlandës. Ritet e pazakonta tërheqin me mijëra vizitorë e turistë çdo vit, ndërsa pjesëmarrësit bëjnë kudo në trup tatuazhe dhe “piercing” me të gjitha mënyrat e me të gjitha objektet, duke ofruar një spektakël të paparë.
- Bare legjendare plazhi
Baret e plazheve tajlandeze janë ato që mund ta bëjnë një pushim të jetë vërtet pushim, duke ofruar një sasi të madhe opsionesh; që nga bandat që luajnë në stilin e Bob Marley-t, deri te strehëzat e largëta të hipive që shesin kërpudha psikedelike dhe vende e kabina ku mund të kthesh ndonjë kokteil.
- Peshkaqenët e bardhë
Çdo vit, këta gjigantë të mirësjellshëm të oqeanit kalojnë nëpërmjet Koh Tao, një ishull plot dyqane për zhytësit, me njerëz që ndihen më shumë se të lumtur t’ju ndihmojnë të vishni pajisjet e zhytjes e të hidheni në ujë bashkë me ta.
- Elefantët që luajnë polo
Jo aq të shkathët sa një kalë pony, elefantët e Tajlandës vijnë aty çdo vit për një turne poloje shumë popullor në vend, që quhet “Kupa e Mbretit”. Ndërsa ndjekin një top të vogël, ata duhet të rrinë atje katër ditë për të konsumuar aktivitetin që zhvillohet në fakt në mbështetje të mirëqenies së elefantëve dhe mbrojtjes së tyre.