☁️
Tiranë 12°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.89 ▲8.62%
ARI 4,740 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,968 ▼ -0.96% ETH $2,194 ▼ -0.97% XRP $1.3251 ▼ -0.4% SOL $81.9200 ▼ -0.64%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,740 ▼0.99 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,740 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Dhjetë fakte mbi energjinë dhe vendet që e përdorin më mirë

Çfarë do të bëjmë kur burimet energjetike të ezaurohen dalëngadalë? Për të menduar mbi të ardhmen, si shembull mund të merren disa vende të cilat ia kanë dalë shumë mirë në këtë drejtim, duke marrë masa interesante dhe mbi të gjitha rezultative

Burimet energjetike janë një nga problemet më të dëgjuara gjatë këtyre viteve. Në fakt, të gjitha vendet kanë nevojë për energji dhe nëse ndokush nga ne e blen në mënyra të ndryshme nga jashtë, dikush tjetër e ka kuptuar se si mund ta prodhojë për llogari të vet; duke u bërë kështu i pavarur nga të tjerët me shfrytëzimet sa më të mira që natyra vë në dispozicion. Më poshtë do t’iu paraqesim disa kuriozitete relative mbi energjinë dhe si kjo shfrytëzohet në ditët e sotme.

Nëse do të fiknim kondicionerët…

Sipas vlerësimeve të bëra nga shoqëritë elektrike amerikane, kondicionerët harxhojnë 20% të energjisë elektrike totale të konsumuar në Amerikë. Vërtet shumë, duke marrë parasysh se, në krahasim me elektroshtëpiaket e tjera nuk janë edhe aq të domosdoshëm. Kjo shpjegon faktin se jemi mësuar shumë me komoditetin për të mos kuptuar se po shkatërrojmë planetin…

Energjia elektrike e prodhuar nga të dënuarit

Një mënyrë frytdhënëse dhe e dobishme “për të përdorur” të burgosurit është ajo që po praktikohet në Brazil, ku kanë shpikur një ide gjeniale. Të gjithë të dënuarve iu reduktohen vitet e dënimit nëse pedalojnë gjithë ditën, në mënyrë që të prodhojnë energji e cila shkon tek një bateri e madhe. Kjo bateri shfrytëzohet në rastet më të domosdoshme. Kjo nuk është një ide e keqe, apo jo!

Në Zvicër, thuajse nuk emetohet fare CO2

Zvicra është një nga vendet më të shëndetshme për sa i përket ndotjes së ajrit, sepse emetimet e CO2 janë shumë të ulëta në krahasim me shtetet e tjera. Energjia e saj vjen në pjesën më të madhe nga centralet hidroelektrike, të cilat bazohen nga forca e lumenjve dhe të ujëvarave. Ndërkohë që një pjesë e madhe e energjisë vjen prej asaj nukleare (bërthamore), që është një energji e pastër përveç rreziqeve të mëdha që sjell; duke mos pasur praktikisht karbon dhe naftë për të prodhuar energji, emetimet janë të ulëta.

Pompat hidroelektrike ju lejojnë të përdorni fuqinë e ujit

Është parë që uji është një nga burimet energjetike absolutisht më të pastra. Një nga format më të leverdishme të krijimit të energjisë janë pompat hidroelektrike. Problemi i vetëm i kësaj metode është që për të qenë ekonomikisht e favorshme, pompimi duhet të jetë më i vogël se sa energjia e prodhuar; kjo është e vështirë për t’u realizuar për shkak se duhen sasi të mëdha uji.

Islanda dhe burimet e ripërtëritshme

Edhe Islanda është një nga vendet më të mira për sa i takon aspektit energjetik, sepse praktikisht ajo prodhon të gjithë energjinë që ka nevojë në formën e energjisë së rinovueshme. Toka e akullit dhe e vullkaneve, pjesën më të madhe të energjisë, e prodhon prej asaj hidroelektrike, ndërkohë që pjesa tjetër është gjeotermike, dhe vjen pikërisht prej aktivitetit vullkanik të territorit të saj. Është për t’u thënë se bëhet fjalë për një vend që natyralisht ka burime të këtij lloji dhe jo çdo vend e ka këtë mundësi.

Danimarka prodhon me erën 40% të nevojave të saj energjetike

Danimarka, vetëm me energjinë nga era, prodhon 40% të nevojave të saj në këtë drejtim. Ky është një fakt premtues duke qenë se energjia nga era konsiderohet si shumë e vështirë për t’u prodhuar…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.