Politika

Dhoma Zgjedhore prezanton raportin përfundimtar për 21 Qershorin

Dhoma Zgjedhore prezantoi të martën raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, ku nënvizoi se kandidatët për kryebashkiakë bënë premtime pa pasur projekte konkrete dhe shtoi se është shqetësues fakti që nuk pati transparencë të financave të partive për fushatën elektorale.

“Kandidatët bënë premtime pa projekte konkrete. Gjithashtu, transparenca për fushatën zgjedhore është shqetësuese. Transparenca e financave të partive është detyrim kushtetues që nuk është plotësuar”, tha Lutfi Dervishi.

Kritika pati edhe për mediat: “Mbulimi mediatik u përqendrua në aktivitetet e kryetarëve të partive dhe jo te kandidatët. Materialet u morën në përgjithësi të gatshme nga partitë. Roli i medias u ngushtua në reklamimin e partive dhe kandidatëve”.

Dhoma Zgjedhore vuri në dukje edhe se Policia e Shtetit garantoi rendin publik, “por në disa zona pati prezencë të theksuar policie dhe kjo mund të përkthehet edhe në presion ndaj votuesve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button