☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.83% ETH $1,989 ▼ -3.88% XRP $1.3232 ▼ -3.13% SOL $82.5500 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dhuna ndaj Strazimirit, Kuvendi kundër Prokurorisë për shpërndarjen e videos

Selia_Kuvendit-2-320x216Një ditë pas shpërndarjes dhe publikimit të videos së dhunës të deputetëve socialistë, Ndoka e Ndreu ndaj kolegut të djathtë Gent Strazimiri, Kuvendi i Shqipërisë njofton se distancohet nga kjo shpërndarje në shtyp.

“Kuvendi i Shqipërisë dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me videon e incidentit të ndodhur në sallën e seancave plenare në muajin korrik të transmetuar nga mediet televizive dhe on-line. Kuvendi distancohet nga publikimi dhe shpërndarja e kësaj videoje në media.”

Deklarata u publikua nga këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi, i cili ka dashur të sqarojë se pamjet filmike janë kërkuar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme pas hetimit të nisur për këtë ngjarje, e cila më pas i ka shpërndarë dhe publikuar në medie, sipas Kuvendit në mënyrë jo të drejtë.

Viedoja tregon momentet e dhunës fizike ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri, i cili goditet nga deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët tashmë janë nën akuzë nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës.

Kjo dhunë u shkak që opozita të bojkotojë parlamentin që prej mesit të korrikut e deri tani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.