Politika
Dhuna ndaj Xhisielës, Rama thyen heshtjen: Është e pafalshme!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” paraditen e sotme në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit ndaj vajzës 25-vjeçare, Xhisiela Maloku.
Rama dënon dhunën, ndërsa thotë “ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën”.
“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Rama.