Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,859 ▲ +0.87% ETH $2,244 ▲ +0.99% XRP $1.3456 ▲ +0.22% SOL $84.1300 ▲ +0.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Dialogu për krizën në Maqedoni përjashton shqiptarët

Dialogu për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni do të tejkalojë faktorin shqiptarë, i cili tani për tani nuk është planifikuar në tryezën e negociatave.

dialogu-p-euml-r-kriz-euml-n-n-euml-maqedoni-p-euml-rjashton-shqiptar-euml-t_hdSiç bëhet e ditur për INA nga burime diplomatike evroperëndimore në Shkup, Bashkimi Evropian po planifikon që të ulë në tryezën e bisedimeve dy liderët e partive politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. Në këto bisedime në formë të lehtësueses do të jetë edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Bisedimet pritet të zhvillohen në Bruksel ku siç mësohet deri tani ftesat janë vetëm për Nikola Gruevskin dhe Zoran Zaevin, duke përjashtuar partitë shqiptare.

Ndërsa, më pas partitë shqiptare do të përfshihen në aspektet teknike që do të diskutohen nga gjitha partite parlamentare në Shkup dhe do të ndiqen nga treshja evropiane e deputetëve të Parlamentit Evropian që ka nisur angazhimet dhe planin për nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza politike.

Treshja evropiane janë evrodeputeti slloven liberal dhe njëherit raportues i PE-së për Maqedoninë, Ivo Vajg, Richard Hoëitt nga grupi i socialistëve që dhe njihet si ish-raportues për Maqedoninë si dhe Eduard Kukan nga grupi demokristian pranë PE.

Eurodeputeti Vajgl ka theksuar se roli i tyre do të jetë lehtësues dhe ndërmjetësues. “Ne do të ndihmojmë si lehtësëues tek palët që ata vetë të gjejnë zgjidhje”, deklaroi Vajgl.

Sipas tij, në Maqedoni ka dy pjesë të krizës, me ç`rast në njërën anë është dialogu politik dhe në anën tjetër hetimet për rastet me të cilat po ballafaqohet ky vend dhe që duhet mbështetje nga ekspertë evropianë. Përjashtimi i faktorit politik shqiptar nga kjo tryezë do të shmangë fokusin nga problemet reale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët sa i përket avancimit të pozitës së tyre institucionale në Maqedoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.