Politika

Dibër, policia hyn në KZAZ; largohen personat e paautorizuar

Rreth orës 12:25, me kërkesë të KZAZ-së, efektivët e Policisë së Dibrës kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave për të verifikuar dhe larguar të gjithë ata persona që kishin hyrë pa autorizim, apo që numëruesit kishin këkuar që të nxirreshin jashtë.

Sipas një njoftimi për shtyp, polica ka kryer procesin e verifikimit të vlefshmërisë së autorizimit për secilin person që ndodhej brenda qendrës së numërimit të votave, ku ka rezultuar se disa prei tyre, të cilët i kishin marrë vetë anëtarët e komisioneve të numërimit, ishin të pa pajisur me autorizimin përkatës. Në këto kushte, efektivët i kanë nxjerrë jashtë këta persona.

Pas rivendosjes së rregullit dhe qetësisë në ambientet e brendshme të KZAZ-së, punonjësit e policisë janë larguar.

Aktualisht ka rifilluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen fizike të godinës, si dhe për të mos lejuar asnjë person të pa autorizuar të hyjë në ambientet e brendshme të numërimit të votave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button