☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,589 ▼0.54%
DOW 45,905 ▼0.69%
NASDAQ 22,006 ▼0.66%
NAFTA 98.27 ▲2.94%
ARI 4,612 ▼5.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,554 ▼ -2.36% ETH $2,113 ▼ -2.8% XRP $1.4352 ▼ -0.33% SOL $87.5300 ▼ -1.56%
S&P 500 6,589 ▼0.54 % DOW 45,905 ▼0.69 % NASDAQ 22,006 ▼0.66 % NAFTA 98.27 ▲2.94 % ARI 4,612 ▼5.81 % S&P 500 6,589 ▼0.54 % DOW 45,905 ▼0.69 % NASDAQ 22,006 ▼0.66 % NAFTA 98.27 ▲2.94 % ARI 4,612 ▼5.81 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
roze

Dikur një nga këngëtaret me emër, sot në skenat e mëdha italiane

Artistja rrëfen jetën e saj në Vizion Plus

Enxhi Nini është bërë e njohur në Shqipëri si këngëtare e Festivalit ku mbahet mend me interpretimin e këngëve “Ti je vetja ime”, “Lot i bardhë” apo “Një valixhe me kujtime”, me elegancën e saj të papërshkueshme që gati-gati mbeti si vegim në atë skenë.

Kanë kaluar mbi 25 vjet që nga ajo kohë. Megjithatë Enxhin, edhe sot ta shohësh, është njëlloj si atëherë, vetëm që jeta e saj është krejt tjetër.

E ftuar në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus përballë dyshes Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Enxhi tha se sot ajo është nënë e 3 fëmijëve, ndërsa jeta e saj profesionale është e ndërtuar në skenat e mëdha italiane, me instrumentin e violinës.

Nuk kishte një arsye të veçantë. Në atë kohë të gjithë donim të iknim jashtë dhe unë mendova të “marr rrugët” dhetë studioja në Itali dhe ngela këtu. Më pas pash që këtu isha shumë mirë dhe u investova në violinë. Unë vija shpesh herë për koncerte dhe kënga ka qenë pjesë e jetës time.

Unë kam qenë me fat sepse vij nga një shkollë shumë e fortë e Tiranës. Kisha një bagazh shumë të fortë dhe kur erdha në Itali ishte shumë e lehtë mpër mua. Nuk mendova se do shkoja në La Scala, por bëra një audicion dhe nuk e prisja të dilja aq mirë. Në këtë moment, jeta ime artistike do të ndryshonte për mirë.

Unë pata mundësinë një herë të isha pjesë e Sanremos dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur. Eksperiencat më të bukura i kam pasur me muzikat klasike. Në Sanremo kam qenë në 2004. Në botën e muzikës nuk ka paragjykime. Ne shqiptarët i kemi pasur rrugët e hapura. Nuk pata fatin ta takoja Elsën në Sanremo sepse ajo ka performuar më vonë, unë kam qenë pak më parë. “Jam nënë e 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe një djalë. Dita ime është shumë e komplikuar me 3 fëmijë. Unë mendoj se një nënë e mirë nuk duhet të lërë pas dore as veten e saj. Unë i jam përkushtuar shumë punës time, violinës tek orkestra e Rai-t”, tha Enxhi Nini./vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.