⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,299 ▼ -0.92% ETH $2,240 ▲ +0.61% XRP $1.2445 ▼ -0.66% SOL $95.2600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Diplomati japonez viziton xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Maliqi e nderon me plis dhe shami tradicionale

Drejtori ekzekutiv i Kosovo Center for Peace, njëkohësisht imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi ka pritur të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.

Maliqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se me rastin e kësaj vizite, flamujt e Kosovës dhe Japonisë u vendosën krah për krah si shenjë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve.

“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta mirëprisja Hiroyasu Tanigaki, të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë. Në këtë vizitë, ai shoqërohej nga Fatmir Ramaj, këshilltar i Ambasadës së Japonisë për çështje ekonomike, politike, marrëdhënie me publikun dhe kulturë. Besimi ynë dhe tradita shqiptare e mikpritjes na mësojnë ta respektojmë dhe ta nderojmë mysafirin. Me rastin e kësaj vizite, flamujt e Kosovës dhe Japonisë u vendosën krah për krah si shenjë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve tanë. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe të përzemërt”, ka shkruar Maliqi.

Tutje ai ka thënë se: “Gjatë takimit, e falënderova përzemërsisht Tanigaki për vizitën. Njëkohësisht, shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit dhe popullit japonez ndaj vendit dhe popullit tonë. Gjithçka që Japonia ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën është jashtëzakonisht e çmuar për ne dhe vlerësohet thellësisht”.

Maliqi theksoi se i ka dhuruar Tanigait një plis dhe shaminë tradicionale shqiptare.

“Si shenjë e kësaj mirënjohjeje dhe miqësie, në emër të xhamisë ‘Prof. Dr. Bedri A. Kamberi’ dhe Qendrës Kosovare për Paqe, i dorëzova Tanigaki një dhuratë të veçantë nga trashëgimia shqiptare, e cila përfshinte plisin dhe shaminë tradicionale shqiptare. Këto dy simbole përfaqësojnë identitetin, dinjitetin dhe vazhdimësinë e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore. Kjo trashëgimi është ruajtur dhe përcjellë me përkushtim nga brezi në brez. Zoti i bekoftë popujt tanë dhe e forcoftë miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”, ka shkruar Maliqi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.