🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.38 ▲0.18%
ARI 4,373 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,097 ▼ -1.12% ETH $2,405 ▼ -1.91% XRP $1.3358 ▼ -2.2% SOL $99.2800 ▼ -2.92%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.38 ▲0.18 % ARI 4,373 ▼0.54 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.38 ▲0.18 % ARI 4,373 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Kosova

PDK dhe AAK vazhdojnë aksionin para Qeverisë: Kosova nuk është e një individi dhe partie politike

Kosova nuk është e një individi dhe e një partie politike, ka thënë asambleisti i PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, i cili së bashku me asambleistë të tjerë të kësaj komune iu bashkua aksionit të sotëm të deputetëve të PDK-së dhe Aleancës para hyrjes së Qeverisë.

Sipas tij, bllokada institucionale po u shkakton dëme qytetarëve dhe po ndikon edhe në humbjen e investimeve ndërkombëtare.

“Tashmë mashtrimi i Kryeministrit në detyrë vetëm është shpërfaqur në madhësinë e tij, sepse mbrëmë ajo u pa se ai nuk është i interesuar për të bërë institucionet. Bllokada qëy ka krijuar tash e dy vjet është duke i kushtuar Republikës së Kosovës. Kosova nuk është e një individi dhe e një partie politike. Për këtë vend është derdhur gjak, janë bërë sakrifica të mëdha dhe duhet edhe përgjegjësia duhet të jetë e madhe në raport me Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se mungesa e një marrëveshjeje politike nuk mund të jetë arsyetim për mosvazhdimin e seancës konstituive.

Ajo i bëri thirrje Kurtit të kthehet në Kuvend dhe t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja.

“Ju e keni parë dhe jeni dëshmitarë të deklarimeve të kryesuesit të seancës plenare, zotëri Dehari, i cili kur diskutonte për thirrjen e seancës, kërkonte që të ketë një marrëveshje politike. Mbrëmë qartë e e pamë të gjithë: nuk ka marrëveshje politike dhe Albin Kurti nuk po e thërret seancën. Prandaj, edhe sot e përsërisim thirrjen tonë, që e bëjmë tash e sa kohë. Albin Kurti duhet ta ftojë seancën, të kthehet në Kuvend, t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja… Dje kemi parë një protestë në sheshin e qytetit, ku komunat e Kosovës, qytetarët nga të gjitha komunat kanë protestuar për shkak të diskriminimit dhe qasjes joserioze që po e bën Albin Kurti dhe përfaqësuesit e partisë së tij” tha ajo.

Nga Aleanca, Burim Ramadani tha se aksioni do të vazhdojë si rezistencë ndaj asaj që ai e konsideron shkelje të Kushtetutës dhe ligjshmërisë.

Sipas tij, zgjedhjet nuk janë opsioni më i keq, ndërsa problem e konsideron përqendrimin e pushtetit në duart e një personi.

“Ne së bashku, edhe me qytetarët, edhe Aleanca, me Partinë Demokratike dhe me çdo qytetar të Kosovës, do të qëndrojmë e rezistojmë ndaj njerëzve që e rrezikojnë demokracinë. Nuk është opsioni më i keq në botë nëse ka zgjedhje. Opsioni më i keq në botë për ne, për Kosovën, është nëse një njeri, sikurse është Kurti, është edhe Kryeministër, edhe President, edhe Parlament, edhe çdo gjë. Pra, jemi në një fazë në të cilën Kosova tashmë është vendosur totalisht në duart e vetëm një njeriu dhe ne nuk e pranojmë këtë, nuk do ta pranojmë dhe për këtë besoj që qytetarët do t’ia japin përgjigjen e merituar”, tha ai. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.