⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dita e 62-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e saj të 62-të radhazi. Me thirrjet kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për reformimin e thellë të sistemit politik në vend, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur në tubim.

Protesta, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ku qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, aty dhe ku, siç është bërë traditë, kanë vijuar me fjalimet e tyre.

Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike. Pas fjalimeve të qytetarëve para Kryeministrisë, pritet të ketë edhe marshim të protestuesve në rrugët e Tiranës.

Ndërkohë, pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.