⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Përveç bukurive natyrore, Shqipëria nuk ofron asgjë tjetër”, eksperti Sefa: Jemi në fazë tranzicioni

I ftuar në emisionin Review me Greta Topjana, eksperti i ekonomisë Ergis Stefa deklaroi se përveç bukurive natyrore, Shqipëria nuk ofron asgjë tjetër sa i përket cilësisë së shërbimit, sidomos në sektorin privat, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë tranzicioni.

Sipas tij, ndonëse Shqipëria e ka fituar betejën e imazhit duke tërhequr një fluks të madh vizitorësh për herë të parë, sipas tij rikthimi i tyre do të varet tërësisht nga përmirësimi i raportit çmim-cilësi dhe nga shërbimet publike si infrastruktura e menaxhimi i mbetjeve.

“Duke qenë se ne e kemi fituar në thonjëza dhe betejën e imazhit, pra kemi njerëz që po na vijnë prej imazhit dhe po vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe po e zbulojnë Shqipërinë. Kjo është një fitore e madhe, këtë duhet ta themi.

Ajo që ekonomikisht do t’i mbajë këta njerëz dhe do t’i kthejë, do t’i bëjë konsumatorë të vazhdueshëm janë dy faktorë. Cilësia e shërbimit të privatëve, raporti çmim me cilësinë. Aty futet te cilësia e shërbimit, pastaj paguaj për atë që marr, dhe cilësia e shërbimeve publike, çfarë infrastrukture ka, çfarë menaxhimi mbetjesh ka, çfarë aksesi ka.

Këto të dyja janë ato të cilat do e kthejnë turistin prapë që ai të vazhdojë të shpenzojë në Shqipëri, ose ai do shkojë në një vend tjetër. Mos harrojmë që jemi në një pellg që kemi një konkurrencë shumë të lartë: Kroaci, Mal i Zi, Greqi, për të mos shkuar te industri të mëdhaja që janë të rënda, që është Turqia dhe Italia për sa i përket turizmit.

Ajo që ne duhet t’i ofrojmë është një eksperiencë të cilën ato nuk e gjejnë në këtë vend rreth e përqark, ose e gjejnë, por e gjejnë me cilësi më të mirë se në vendet rreth e përqark. Përndryshe nuk rikthehen.

Ne përveç bukurive natyrore të cilat për shkak të fluksit të madh dhe të rritjes së shpejtë të numrit të turistëve po dëmtohen më shpejt sesa po rigjenerohen, ne nuk ofrojmë asgjë tjetër sa i përket cilësive të shërbimit tonë, sidomos në sektorin privat.

Asetet tona, resortet që quhen resorte me pesë yje apo shërbimeve cilësore akoma nuk janë ndërtuar si duhet, janë në pritje për ndërtim, janë dhënë licenca pafund, por akoma nuk janë ndërtuar. Jemi në një fazë tranzitore dhe kjo është një fazë normale e zhvillimit, sepse nuk mund të presësh që brenda një viti ti t’i kesh të gjitha asetet e shtruara”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.