☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,741 ▼ -0.26% ETH $2,236 ▼ -0.24% XRP $1.1605 ▼ -1.63% SOL $89.4400 ▼ -0.87%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – 11 vende perëndimore paralajmërojnë kompanitë për punësimin e specialistëve IT nga Koreja e Veriut

BERLIN, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Njëmbëdhjetë vende perëndimore kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët ndaj kompanive dhe institucioneve, duke i këshilluar të tregojnë kujdes gjatë punësimit të specialistëve të teknologjisë së informacionit (IT) nga Koreja e Veriut.

Sipas tyre, regjimi i Phenianit përdor punonjësit e tij të teknologjisë për të financuar programet bërthamore dhe raketore, si edhe për të vjedhur informacione të ndjeshme.

Deklarata u publikua nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe u mbështet nga Gjermania, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Franca, Italia, Kanadaja, Zelanda e Re, Britania e Madhe dhe Holanda.

Sipas dokumentit, punonjësit IT të Koresë së Veriut përdorin identitete të rreme dhe shtiren si shtetas të vendeve të tjera për të siguruar kontrata pune në distancë përmes platformave online të punësimit, prokurimit dhe ofrimit të shërbimeve.

Vendet paralajmërojnë se të ardhurat e këtyre punonjësve transferohen te agjencitë shtetërore të Koresë së Veriut, duke ndihmuar financimin e programeve të ndaluara të armëve bërthamore dhe raketave balistike. Përveç kësaj, ata konsiderohen një rrezik i brendshëm për kompanitë, pasi dyshohet se përfshihen në vjedhje të të dhënave, sulme ndaj kriptomonedhave dhe përvetësim të informacionit konfidencial.

Deklarata thekson se këta punonjës po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të fshehur identitetin e tyre, përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale (IA), me synim zgjerimin e aktiviteteve në mbarë botën.

Njëmbëdhjetë vendet u bëjnë thirrje qeverive, kompanive dhe platformave online të forcojnë procedurat e verifikimit të identitetit dhe të marrin masa shtesë sigurie për të zbuluar dhe parandaluar këto skema. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.