🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,730 ▲0.45%
DOW 47,153 ▲0.44%
NASDAQ 22,473 ▲0.44%
NAFTA 93.97 ▲1.63%
ARI 5,016 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,998 ▲ +0.35% ETH $2,320 ▲ +1.38% XRP $1.5127 ▲ +0.51% SOL $93.7900 ▼ -0.08%
S&P 500 6,730 ▲0.45 % DOW 47,153 ▲0.44 % NASDAQ 22,473 ▲0.44 % NAFTA 93.97 ▲1.63 % ARI 5,016 ▲0.28 % S&P 500 6,730 ▲0.45 % DOW 47,153 ▲0.44 % NASDAQ 22,473 ▲0.44 % NAFTA 93.97 ▲1.63 % ARI 5,016 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Dita e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim, prezantohen projektet e përbashkëta

situata-ekonomike-ne-shqipri-2014-amb-gjermane-4Foto-A1-525x350Në kuadrin e Tetorit Gjerman 2014, 21 Tetori është zgjedhur si dita e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. Në këtë kuadër në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrave të kabinetiti si dhe ambasadorit gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman po prezantohen dhe projektet që Gjermania planifikon të zbatojë së bashku me institucionet partnere shqiptare në të ardhmen.

Shqipëria po ecën përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe Gjermania ka mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë që prej vitit 1988, kur bashkëpunimi dypalësh u vendos mes dy vendeve.

Prej më shumë se 25 vitesh, në emër të Qeverisë Federale Gjermane, GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH) dhe KfW kanë mbështetur në mënyrë aktive projekte zhvillimi në të gjithë Shqipërinë.
Në kuadër të Tetorit Gjerman, tashmë një traditë në Shqipëri që prej tetë vitesh, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim do të prezantojë rezultatet e deritanishme dhe projektet që Gjermania planifikon të zbatojë së bashku me institucionet partnere shqiptare në të ardhmen.

Fjala e hapjes do të mbahet nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Panelet e diskutimit të sesionit qëndror do të kenë të ftuar Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministrin e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, etj. Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera partnere dhe ekspertë do të diskutojnë tema me interes nga tre fushat kryesore të bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani: energjia, uji dhe mbetjet, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.

Në emër të qeverisë gjermane, GIZ asiston dhe mbështet institucionet shqiptare drejt hapjes së negociatave për anëtarësim, për reformimin e sistemit të arsimit profesional, për rritjen e qëndrueshme të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, për zhvillimin bujqësor dhe rural, për sektorin e energjisë dhe ujit. Shumë prej këtyre temave do të trajtohen në mënyrë të hapur dhe krijuese gjatë gjysmës së dytë të ditës. Përfaqësues të GIZ dhe KfW, së bashku me institucionet partnere do të prezantojnë rezultatet dhe projektet e ardhshme, si dhe do të diskutojnë sfidat e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.