Kronika

Dita e Holokaustit, në Shkodër promovohet “Jeta ime nën pushtimin nazist”

Me rastin e 27 janarit, ditës së Holokaustit, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi më 27 janar në Shkodër aktivitetin për promovimin e librit “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi.
Libri me kujtime është përkthyer në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht. Ai
është promovuar në Shkup më 25 janar.nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Libri flet për kujtimet e një familje hebre, e cila në kohën e luftës është ndihmuar nga një familje shkodrane.

Në muzeun “Marubi” në Shkodër u takua vajza e Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, e pagëzuar me emrin Drita me Ahmet Shurdha, përfaqësues i familjes pritëse shkodrane. Në fjalën e saj, Drita Kamhi Ergas Faraxhi nuk i fshehu dot emocionet ndërsa pa Shkodrën, të cilën tha se “e mbante mend si nëpër endrra dhe ishte e lumtur që e gjeti kështu”. Ajo ka lindur në Shkodër më 1943.

Drita nga Izraeli dhe Ahmeti nga Shkodra megjithëse kanë lindur në një shtëpi dhe sot janë me “kokën e zbardhur”, takohen për herë të parë në Shkodër pas 75 vitesh. “Drita”, vajza e hebrejes Mimi Kamhi Ergas Faraxhi dhe Alberto, e pagëzuar me këtë emër shqiptar ka një histori të gjatë dhe krenare për ne. Në vitin e largët 1943 një familje hebre u detyrua të udhëtojë nga Shkupi në Shkodër për ti shpëtuar përndjekjes naziste.

Alberto mbante në dorë një copë letër ku shkruhej një adresë. “Rruga për në Shqiperi ishte në një mal me kthesa shumë të ngushta dhe të rrezikshme. Të gjithë heshtnim. Secili prej nesh ishte zhytur në mendimin e tij. E ardhmja dukej e zymtë. Gjithë rruga deri në Shkodër ishte ferr.

Nën mbulesë kisha veshur rrobat e dimrit dhe një pallto shumë të trashë. Në mesditë arritëm në Shkodër në adresën qe Alberto i kishte dhënë shoferit. Njeriu qe hapi derën ishte shumë i befasuar kur pa tre të panjohur qe qendronn para tij. Ai lexoi letrën qe vëllai i tij, Bledi, i kishte dërguar. Në këtë letër ai i tregonte vëllait të tij kush ishim dhe i kërkonte të na ndihmonte. Emri i tij ishte Xhemil”.

Ky është një nga pasazhet e librit me kujtime “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, i botuar në tre gjuhë, shqip, maqedonisht, anglisht nga autori Skender Asani. Libri memoristik tregon jetën e një familje hebreje e cila ka gjetur mbështetje tek një familje shkodrane. Mimi, autorja e kujtimeve në këtë libër, lindi në Shkodër vajzën e saj Drita, e cila sot udhëtoi nga Izraeli, për tu kthyer në vendlindje pas 75-vjetësh.

Këtë vit Ministri Ditmir Bushati kishte zgjedhur që aktivitetetin në ditën përkujtimore të Holokaustit ta zhvillonte në Shkodër duke përuruar librin me kujtime “jeta ime nën pushtimin nazist”.

Duke folur para të pranishmëve jo pa emocion, Drita u shpreh “shkodrën e mbaja mend si nëpër endrra, si dicka që nuk e dija sa ishte e vërtetë dhe sa fantazmë, por tani që erdha dhe e pashë, jam e lumtur që mu rikthyen kujtimet, shkodra është po aq e bukur”. Ahmet Shurdha, e coi më tej kujtimin e atyre ditëve, ndërsa shpjegoi me detaje si u miqësua Mimi me vajzat dhe gratë e familjes ndërsa Alberto punonte. Momenti më prekës i këtij takimi ishte kur Ahmeti tregon fotot e vjetra por të ruajtura me kujdes te atyre viteve.

Ministri Ditmir Bushati tha se nëpërmjet përkujtimit të Holokaustit, nuk tregojmë thjesht respekt për viktimat apo të mbijetuarit, por orientojmë edhe brezin e ri drejt sfidave të së ardhmes.

“Çështjet e antisemitizmit, që duket sikur po fitojnë terren nga politikat estremiste që kanë parti të caktuara politike sot në Europë, por po kaq të rëndësishme janë sfidat që kanë lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, me ideologjitë totalitare dhe keqpërdorimin e besimeve fetare për të arritur objektiva të caktuara politike”, tha ministri.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin u shpreh se “duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të luftuar intolerancën, kudo dhe sidoqë ajo shfaqet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button