Te ndryshme

Dita kur dielli perëndoi dy herë

Para 70 vjetëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës testuan bombën e parë atomike. “The Trinity Test” në Los Alamos e provoi sërish zemërimin e tij duke hedhur 21 000 tonë TNT e shkaktuar tragjeditë e Hiroshimës dhe Nagasakit. Testet bërthamore më pas do të njihnin autorë të tjerë, ndërsa kërcënimi i tyre, tashmë është shndërruar në një mesazh paqeje për mbarë botën

1 – Epoka e bombës atomike nis me këtë njeri: J. Robert Oppenheimer, i cili njihet edhe si “babai i bombës atomike” (në foto nga e djathta, në bisedë me profesorin e Princeton-it, Oswald Veblen). Që nga viti 1939, SHBA-ja po mendonte e punonte për zhvillimin e armëve bërthamore – duke iu frikësuar gjithë kohës faktit se gjermanët mund të ishin një hap para tyre në kërkimet që po ndërmerrnin prej kohësh. Nga 1942-shi, teoricienit të fizikës, Oppenheimer, iu besua drejtimi i “Manhattan Project” të cilësuar “top secret”.

2 – Në shkretëtirën e New Mexico-s, kërkuesit ia nisën të zhvillonin armët e para bërthamore të mbledhura rreth Oppenheimer-it. Për këtë arsye u ndërtua qyteti i kërkimeve shkencore “Site Y” në Los Alamos. Fillimisht atje punuan më shumë se 100 000 vetë në projektin e Manhattan-it. Rezultati i punës: “Fat Man”, bomba e parë atomike, e mbushur me 6,2 kg plutonium.

3 – Për testin e parë, punonjësit e projektit ndërtuan një kullë 30 metra të lartë në shkretëtirë. Ata e flakën “Gadget”, siç ishte dhe nofka e bombës, vetëm pak ditë para ndezjes. Përgatitjet për ndezjen në “Trinity Site” zgjatën gjithsej pesë ditë.

4 – Më 16 korrik 1945, në orën 5:29 shpërtheu dhe “Fat Man” me plot zemëratë sasinë e 21 000 tonëve TNT. Edhe nga 160 km distancë, ndihej vala e dridhjes që shkaktoi shpërthimi.

5 – Kurrë më parë nuk ishte parë të përftohej me një buton të vetëm një vatër kaq e tmerrshme dhune. “Kërpudha” arriti lartësinë e 12 km.

6 – Robert Oppenheimer (majtas) dhe gjeneralmajor Leslie Groves “vlerësojnë” pasojat e bombës. Nga kulla nuk ka mbetur shumë për të parë.

7 – Çfarë dëmesh mund të shkaktonte arma e re në një luftë? Me pamje nga ajri, masa e shkatërrimit të “Trinity Test” mund të shihej më qartë. Shpërthimi la pas një krater prej tre metrash të thellë dhe më shumë se 300 metrash të gjerë në shkretëtirë. Nxehtësia e shkriu rërën e saj, duke e shndërruar në qelq të gjelbër. Kërkuesit më vonë e pagëzuan atë material me emrin Trinitit.

8 – Në kohën e shpërthimit të parë ishin ndërkaq dy bomba të tjera që ishin nisur me anije në Paqësor. Më 6 gusht, motra e saj “Little Boy”, e mbushur me uran, u hodh mbi Hiroshima, e tri ditë më vonë, një tjetër bombë “Fat Man” u hodh mbi Nagasaki.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button