Ekonomia

Ditët e bashkëpunimit me sipërmarrjet ruse, investitorët shqiptarë mundësi për bashkëpunim

Sipërmarrja shqiptare është e ftuar të marrë pjesë në aktivitetin ‘Ditët e bashkëpunimit me sipërmarrjet ruse 2016’, që do të organizohet nga Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve Ruse në bashkëpunim me partnerët e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve në datat 26 – 27 maj, 2016 në Moskë, Rusi.

Agjencia e Zhvillimit të Investimeve AIDA bëri të ditur se ky event do të mbledhë së bashku pjesmarrës të të gjithë sektorëve të infrastrukturës inovative, duke i ofruar Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme dhe organizatave të tjera mundësi për të gjetur dhe partnerë për nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare dhe bashkëpunim teknologjik. Gjatë eventit, kompanitë do të zhvillojnë takime individuale B2B, do të marrin pjesë në konferenca dhe do të realizojnë vizita në klastera.

Sektorët kryesorë që ftohen në këtë event janë inovacioni, bio-teknologji, bujqësi, manifakturë industriale, materiale dhe transport, shërbime, akuakulturë dhe peshkim, teknologjitë e integruara bazuar në makinat e larta të performancës, mjetet dhe pajisjet për modernizimin e fabrikave, turizëm etj.

“Panele diskutimi, tryeza të rrumbullakëta dhe komunikim i lirë ndërmjet novatorëve, investitorëve, kompanive ruse dhe ndërkombëtare do të organziohen gjatë aktivitetit”, njoftoi AIDA, ndërsa bëri të ditur se pjesëmarrja në ngjarje është pa pagesë për kompanitë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button