Djali qëllon me armë babin, ngjarja në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të këtij qyteti, ku 25-vjecari me iniciale M.M ka plagosur me armë zjarri babain, N.M 51 vjeç.
I plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti në familje, ku djali ka qëlluar me armë babain në këmbë.
Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.