☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,933 ▲ +1.82% ETH $2,022 ▲ +2.07% XRP $1.3461 ▲ +1.92% SOL $83.3800 ▲ +1.47%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

Djali vrau nënën 92 vjeçe se nuk e bëri trashëgimtar

gjirokaster-bukurije-aliko
Viktima Bukurie Aliko

Djali dhe nusja e vranë 92-vjeçaren pas grindjeve që kishin për trashëgiminë.

Të afërm të Bukurije Alikos, e cila ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta më 10 tetor në Gjirokastër, fajësojnë të birin e saj Sheraf Aliko dhe të shoqen, Donikën, për krim. Ata të dy u arrestuan më 26 tetor, pas denoncimit që bënë familjarët, të cilët kishin dyshimet e tyre për vdekjen e papritur të së moshuarës. Për 48 orë ka qëndruar në masë arresti edhe mjekja E. H. e Gjirokastrës, por ajo u la e lirë ditën e djeshme, ndërsa sot pritet që 66- vjeçari dhe e shoqja të përballen para trupit gjykues. Trupi i pajetë i së moshuarës është zhvarrosur dhe pritet që prokuroria të marrë në dorë aktin e ekspertizës për të konfirmuar akuzat.

FAMILJARËT: U VRANË PËR TOKËN
Burime të familjes Aliko fajësojnë djalin e së moshuarës dhe të shoqen e tij për vrasjen e Bukurijes. “Kishin konflikte të shumta për shkak të trashëgimisë. Tokat

Shtëpia e familjes Aliko

në fshatin Zhulat ishin në emër të nënës së Sherafit. Bukurija ishte e ve dhe kishte firmën për pronat. Ajo ishte e fortë, madje gjatë verës punonte në fshat e në dimër rrinte në Gjirokastër. I biri e ka mbajtur vetëm për t’ia mbushur mendjen që t’ia linte me firmë pronat. Kur nuk ka pranuar e ëma, kanë nisur sherret”. Sipas tyre, kanë pasur dyshime që në fillim se vdekja e 92-vjeçares nuk ishte natyra.Jo vetëm se ajo ishte e fuqishme fizikisht, por dhe mënyra se si e kishte fshehur ngjarjen i biri. Fëmijët e tjerë të viktimës e kanë mësuar shumë vonë lajmin e vdekjes, në kohën kur po bëhej gati ceremonia mortore. Një i afërm i tyre ka parë fytyrën e së ndjerës me shenja mavi, por dyshimet ia ka treguar pjesës tjetër të familjes pas disa ditësh. Të gjithë bashkë kanë shprehur dyshimet e vdekjes së papritur dhe mënyrës se si djali i shtëpisë kishte bërë gjithçka në fshehtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.