Kronika

Djegia e autobusit në Krujë, arrestohet shoferi

Policia e Durrësit njoftoi masën e arrestit për drejtuesin e autobusit të përfshirë nga flakët në qendër të Krujës mesditën e së premtes.

Shoferi i mjetit, shtetasi Skënder Jonuzaj, 56 vjeç nga Vlora u ndalua pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia dyshon se shkelja e këtyre rregullave të qarkullimit rrugor ka shkaktuar flakët në autobusin e mbushur me pelegrinë të kishës së Shën Theodhorit në Vlorë, shumica prej të cilëve gra dhe vajza.

Nga flakët ka gjetur vdekjen një 65-vjeçare, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë, 8 prej të cilave në gjendjen të rëndë dhe që ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve në repartin e djegieve në Tiranë.

Autobusi me 30 besimtarë nga Kisha Ortodokse e Vlorës ishte nisur për peligrinazh drejt Ulqinit në Mal të Zi dhe gjatë rrugës ishte parashikuar një ndalesë në qytetin historik të Krujës, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button