Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët/ Rritja e infektimeve, Rama: Nuk do të ketë më mbyllje dhe izolime
Kryeministri shton se do të ketë një rritje pagash të konsiderueshme për mjekët dhe infermierë që do të jetë pjesë e buxhetit të ri.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën anti-COVID kur të dalë. “Kemi bërë një rezervim për vaksinën kur të dalë, do të shohim si proces kur të dalë. Edhe për strukturat jemi përgatitur për ta zgjedhur kapacitetin pritës” tha ai.
Fjala e plotë e kryeministrit:
Erdhe t’ju përshendes dhe falenderoj me shumë mirënjohje edhe respekt, njëkohësisht edhe keqardhje për gjithë këtë stres që duhet të përballoni. Ndërkohë që edhe në këto kushte, në këto temperature jeni detyruar të mbingarkoheni me veshjet mbrojtëse por kjo është pjesa që e bën zgjedhjen tuaj profesionale kaq fisnike dhe të veçantë. Patjetër që keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të gjithë bluzat e bardha të Shqipërisë.
Trupa jonë e mjekëve është një trup që meriton respekt dhe jo shtrembërime buzësh, baltë dhe akuza dhe sharje pafund. Për fat të keq dhe kjo është fatkeqësi botërore na rast se përballemi me këtë mostër por fatmirësisht na gjeti kjo luftë në një fazë ku sidoqoftë disa përmirësime ishin bërë. Sepse nëse do kishin ndodhur disa vite më parë me këtë strukturë që s’kishte kapacitete logjistike dhe kapacitete nga ajo e aparaturave për të përballuar këtë. Kemi një sfidë të madhe publike, publik që janë marrë me këtë punë, kjo nuk është një betejë që zhvillohet jo vetëm në spital. Ndërkohë që virusi nuk ka ardhur për të ikur as për tre javë as për katër javë por është këtu me ne gjatë gjithë kohës për një periudhë që nuk e dimë sa do të zgjas dhe duhet të mësohemi të jetojmë me të. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm. Kemi sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë transmetues kështu që nga ana tjetër ne kemi çunin që do shkoj në klasën e parë. Një fëmije me maskë, mos u tako, rri larg, vendoset në një situatë që psikologjikisht është e panjohur në pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon.
Është një sfidë e jashtëzakonshme por ajo që vlen të thuhet është se në nuk e kemi zgjedhur na ka zgjedhur kështu që do bëjmë çmos. Ne kemi marrë masa për të rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar gripin e stinës sepse një trup më vunerabël e merr goditjen më të fortë dhe është më i rrezikuar, dhe gripi i stinës e bën më të rrezikshëm e dhe Covidin, kemi vendosur një financim të konsiderueshëm për vaksinimin falas. Kemi bërë një rezervim për vaksinën kur të dalë, do të shohim si proces kur të dalë. Edhe për strukturat jemi përgatitur për ta zgjedhur kapacitetin pritës. Nga ana tjetër edhe përsa I përket strukturave jemi përgatitur për ta zgjeruar. Dhe ajo që dua t’jua them juve të parëve po përgatitemi për një rritje masive të pagave. Duam një rritje pagash të konsiderueshme, ende jemi duke bërë kalkulimet për të finalizuar shumën. Ne duam që në aspekt të pagës përtej bonusit do i merrni në fund. Po flasim për mjekët dhe infermierët të jemi në një nivel në mesataren e lartë të Rajonit.
Nuk flasim per një rritje që do të parashikohet sot për shumë larg në kohë po për një rritje që do ta fusim në buxhetin e radhës ta bëjmë fakt qysh në fillim të vitit të ardhshëm. Të gjithë ju mjekët dhe infermierët të keni një xham në pagë që është I merituar sidomos në këtë kohë. Kemi ndërmarra masa të caktuara që të mos I lëmë mjekët të largohen, që mjekët mesa largimit dhe qëndrimit të mos e kenë të thjeshtë. Që të kemi mjek këtu në Shqipëri, që të jenë të paguar. Ne e kemi parë që edhe bonusi i 2.5 milionëve ka funksionuar shumë mirë. E vërteta është se largimi ka rënë ndjeshëm. Do bëjmë një rritje pagash të konsiderueshme dhe do kemi miratimin e profesorit. Ju po e shikoni që ne këtu po vazhdojmë sepse ka akoma punë për të bërë (në QSUT).
Kështu që do të bëjmë maksimumin, por siç ju luftoni me Covidin dhe pasojat mund ta kuptoni që edhe ne kemi luftën me sistemin tonë. Por të paktën shëndetësinë nuk e kemi në fazën e intubimit. Besoj që jemi në rrugë të mbarë në këtë aspekt. Faleminderit, me shumë respekt. I keni dhënë të gjithëve një shembull të jashtëzakonshëm. E dini që rënia e autoritet të figurës të mjekut apo mësuesit ka qenë e lidhur me sulmin e vazhdueshëm thuajse shoqëror të mohimit dhe ajo që ndodh, ata që shajnë më shumë fatmirësisht nuk kanë shkuar kurrë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur këto kohë në spital. Por nuk kemi çfarë bëjmë, duhet ti konsiderojmë si hudhra për punën që po bëjmë.