☁️
Tiranë 18°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.71 ▲1.01%
ARI 4,504 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,666 ▼ -5.79% ETH $1,854 ▼ -6.72% XRP $1.2190 ▼ -5.01% SOL $74.3900 ▼ -7.52%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.71 ▲1.01 % ARI 4,504 ▼0.35 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.71 ▲1.01 % ARI 4,504 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Doli me kallashnikov në dorë”, çfarë ndodhi realisht te lokali i biznesmenit në Sarandë – Tv Klan

Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me vrasjen e Rexhep Ismailit në Sarandë, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:28 të 7 majit, një grup prej 5-6 të rinjsh ka shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, i cili ndodhet pranë karburantit të tij.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, personat që shkuan aty kishin konflikt me një banor të fshatit Gjashtë për çështje pronësie. Në momentin e mbërritjes së tyre, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit, së bashku me 66 vjeçarin dhe tre persona të tjerë.

Më poshtë, pamjet nga vendi ku ka ndodhur krimi:

Menjëherë mes palëve ka nisur një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik me sende të forta. Dyshohet se autorët nuk kishin si objektiv fillestar Ismailin, por personin tjetër me të cilin kishin konflikt.

Pas përplasjes fizike, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip kallashnikov, duke qëlluar disa herë në drejtim të grupit të të rinjve. Nga ana tjetër, grupi është kundërpërgjigjur me armë zjarri tip pistoletë, duke e qëlluar me një plumb në kokë biznesmenin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, mbrëmjen e djeshme u raportua se i plagosur ka mbetur edhe personi që e ka qëlluar biznesmenin.

Rexhep Ismaili

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur”, njoftuan blutë e qytetit bregdetar.

Në Sarandë, janë ngritur pika kontrolli, ndërsa prezencë të forcave policore ka në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.