Politika
Dorëheqja e Pjetrit, reagon Basha: Një kriminel më pak në politikë
August 15, 2019
0 Less than a minute
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u dorëhequr nga posti i kryebashkiakut.
Basha shkruan në “Twitter” se largimi i Pjetrit do të thotë “një kriminel më pak në politikë”.
Sipas kreut të opozitës, asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Edi Rama, që sipas tij, është koka e krimit politik.
“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha.