☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.58 ▼2.06%
ARI 4,660 ▲1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,115 ▼ -1.66% ETH $2,143 ▼ -2.74% XRP $1.4470 ▼ -1.09% SOL $89.1700 ▼ -1.2%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.58 ▼2.06 % ARI 4,660 ▲1.18 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.58 ▼2.06 % ARI 4,660 ▲1.18 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Doris Pack: Qeveria e Tiranës e lidhur me krimin, diplomatët heshtin

Protesta e Partisë Demokratike për Votën e Lirë u bë pjesë e diskutimeve në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt këto dy ditë në Bruksel nën kujdesin e Presidentes Doris Pack.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie europiane.

Deputetja demokrate i informoi kolegët e saj të Partive Popullore Europiane për fushatën e keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista. Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.

Zonja Vokshi shprehu mirënjohje dhe falenderoi Presidenten e Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Ëomen) Znj. Doris Pack për mbështetjen e protestës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidentja e Forumit te Grave te PPE (EPP Ëomen), znj. Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi  i mbushur  i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë,” u shpreh zonja Doris Pack.

“Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” — deklaroi Pack.

Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.

Znj. Pack përshëndeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Europiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Europian McAllister si ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipeëri.‎ Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është anëtare e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane.‎

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.