🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,530 ▲ +0.19% ETH $2,416 ▲ +0.12% XRP $1.2981 ▲ +0.02% SOL $103.9800 ▲ +0.73%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dosja “Partizani”/ Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës

Kryeministri Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen Partizani, çështje e hapur e drejtësisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kërkesa është pranuar nga GJKKO, ndërkohë që gjykata ka pranuar që kreu i qeverisë shqiptare, të pyetet dhe nga vetë Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit ka masë ‘detyrim paraqitje’ për këtë dosje.

Kujtojmë se kryeministri do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, ndërsa në atë kohë ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka qenë Berisha që ka kërkuar vetë publikisht, por dhe përmes avokatëve të tij, që Rama të thirret si dëshmitar në proces, gjë që nuk u kundërshtua dhe nga SPAK, ndërsa GJKKO vendosi pro thirrjes së tij.

Dosja ‘Partizani’ kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Tani ngelet për t’u parë nëse kryeministri do të paraqitet në proces apo jo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.