Kronika
Dosja “Shullazi”, bllokohen llogaritë bankare të kompanisë arabe
Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet edhe ndaj përfaqësuesit të kompanisë arabe, shtetasit Ylvi Beqja i cili i dhuroi 20 % të pronës së njohur si ish-hotel Vollga në Durrës, Emiljano Shullazit.
ABC News ka mësuar se grupi hetimor, krahas hetimit penal ndaj Emiljano Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe kanosjes, ka bllokuar llogarit bankare të kompanisë arabe “Saudi Brothers Commercial Company” dhe përfaqësuesit të saj Ylvi Beqja në Shqipëri. Sipas akuzës, dyshohet se prona ish-hotel vollgës është përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara dhe për pasoj shitja e një pjese të saj, ka sjell konsumimin e elementeve të veprës penale të pastrimit të parave. Për këtë fakt, është vendosur sekuestrimi i pronës dhe bllokimi i llogarive bankare thonë burimet. Ndërkohë në ditët në vazhdim pritet Ky i fundit, pritet të merret në pyuetje për të dhënë shpjegime për aktin e dhurimit të 20 % të pronës së kompanisë së tij, të dyshuarit Shullazi. Ky dhurim, është pranuar edhe nga vetë Beqja, i cili ka deklaruar në media se i kishte kërkuar ndihmë Shullazit për regjistrimin e pronës. Për kalimin e 20 % të pronës me vlerë 700 mijë euro, Beqja ka thënë se ka marr miratimin edhe nga kompania arabe, që ai përfaqëson në Shqipëri. Ky dhurim, sipas Beqjas, është bërë në shenjë mirënjohje për Shullazin, për ndihmën që i kishte dhënë kompanisë për regjistirmin e pronës. Ai ka deklaruar në media, se ishte i lumtur që kishte kontaktuar Emiljano Shullazin për zgjidhjen e problemeve të tij me individ dhe gjyqësorin në Shqipëri, duke arritur pas shumë vitesh të marrë pronën që kishin blerë në vitin 1994.
Në kontratat e firmosura mes kompanisë arabe dhe Shullazit, që shihni në foto, specifikohen detyrimet e palëve, ku i arrestuari për “gjobëvënie” merr përsipër regjistrimin e pronës në emër të kompanisë, zgjidhjen e konflikteve mes kompanisë arabe dhe shtetasit Zanmir Hasa si dhe marrjen e çertifikatës së pronësisë në emër të kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”. Kjo marrëveshje është nënshkruar më 18 shkurt 2013 që më pas ka vazhduar edhe me tre kontrata të tjera deri në atë të fundit që mban datën e 9 dhjetorit të 2014 ku merr me anë të dhurimit 20 % të pronës. Me marrjen e çertifikatës së pronësisë, kompania arabe me përfaqësues Ylvi Beqjan I shet pjesëtarëve të familjes Kodra 1749 m2 për 671 mijë euro.