Kronika

Drejtori i FBI-së në SHBA vlerëson tre punonjës të Policisë së Shtetit

Artan-Didi1-555x350Shefi i Sektorit për Narkotikët, Artan Shkëmbi, Shefi i Komisariatit për Kufirin e Migracionin Rinas, Ermal Milori dhe Shefi i Sektorit të Oficerëve të Kontaktit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Pëllumb Seferi, u vlerësuan me çertifikatën e mirënjohjes nga Drejtori i FBI-së në SHBA, James Comey.

Punonjësit e Policisë së Shtetit u vlerësuan për kontributin e dhënë në vendosjen para drejtësisë të disa të kërkuarve nga autoritetet amerikane të drejtësisë. Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Zv/Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Henry Jardin, Atasheu ligjor i FBI-së për Bullgarinë/Shqipërinë/Maqedoninë, Chris Byers, drejtues të tjerë të lartë të policisë dhe specialistë të strukturave pjesë e të cilave janë punonjësit e vlerësuar. Artan Didi2

Gjatë ceremonisë së zhvilluar Atasheu ligjor i FBI-së për Bullgarinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë,  Chris Byers, shprehu falënderimet dhe vlerësimet për 3 punonjësit e Policisë së Shtetit për kontributin e dhënë  në kuadër të luftës së përbashkët ndaj krimit, duke ndihmuar në gjetjen e vendndodhjes, arrestimit dhe ekstradimit të të kërkuarve nga autoritetet amerikane të drejtësisë  për trafik narkotikësh dhe krime të tjera të rënda. Këto përpjekje u tregojnë kriminelëve që s’mund të kryejnë krime në një vend e të fshihen gjetkë, ligji do të zbatohet me të gjithë duke i vënë para drejtësisë, theksoi Z. Byers.  Në emër të FBI-së Z.Byers shprehu vlerësimin për 3 punonjësit e policisë.

“Për bashkëpunimin tuaj të shkëlqyer me FBI-në në zhvillimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër krimeve që përbëjnë rrezik në shkallë ndërkombëtare. Meqenëse veprimtaria kriminale sot kapërcen shumë kufij, institucionet e zbatimit të ligjit rreth e përqark botës duhet ta rrisin zhvillimin në nivele të pa hasura më parë. Ju keni dhënë ndihmesë të madhe për rritjen e këtyre përpjekjeve dhe FBI-ja është mirënjohëse për kontributet tuaja vetëmohuese”, u shpreh ai.

Ndërkohë Zv/Ambasadori Amerikan, Z. Henry Jardine,  e cilësoi këtë ceremoni si një shembull të mrekullueshëm të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shtetit Shqiptar, bashkëpunim dhe partneritet të cilin SHBA-të e vlerësojnë. Po ashtu, Jardine theksoi faktin se Qeveria e Shqipërisë, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë partnerë të tjerë, në vazhdimësi përpiqen të bashkëpunojnë për të luftuar krimin e organizuar dhe për gjetur mënyra bahkëpunimi për të luftuar kundër tij, edhe një herë ky është një nga shembujt e shumtë  që flet për dobishmërinë e bashkëpunimit.

Artan Didi 1Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, shprehu falenderimit për Ambasadën Amerikane dhe Zyrën e  FBI-së, që krahas asistencës që i japin Policisë së Shtetit, promovojnë dhe vlerat njerëzore, morale e profesionale të punonjësve të policisë.

“E përshëndes me shumë respekt këtë vëmendje të shtuar të Ambasadës Amerikane e të strukturave të tjera të sigurisë dhe të FBI-së për të vlerësuar edhe në Policinë Shqiptare ato elementë që duhen promovuar në polici, profesionalizmin e gatishmërinë për të luftuar krimin. Uroj që këto ceremoni të shërbejnë për të motivuar cilësitë më të mira njerëzore e morale, por edhe për të përcjellë tendencën që ne kemi për të vlerësuar e motivuar njerëzit e ndershëm e profesionistë, që punojnë me përkushtim e për tu dhënë atë që meritojnë”, theksoi Didi.

Po ashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë falenderoi FBI-në për mbështetjen që po i jep Policisë së Shtetit dhe e garantojmë për bashkëpunim dypalësh për çështjet me interes dhe në fushën e krimit të organizuar.

Në emër të punonjësve të vlerësuar me certifikata mirënjohje, Pëllumb Seferi, falënderoi Zyrën e FBI-së për vlerësimin e bërë. Ndjehemi të privilegjuar e të motivuar se kemi nderin të bashkëpunojmë me partnerët tanë me bindjen se krimi nuk njeh kufi e duhet luftuar me çdo mjet,  bashkëpunimi është dhe mbetet lajtmotiv kyesor i punës sonë,  si mes agjencive tona ligjzbatuese,  por dhe mes agjencive ndërkombëtare- u shpreh Z. Seferi. Po ashtu e cilësoi këtë vlereësim si një shtytje për një angazhim akoma dhe më të madh në punën tonë të përditshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button