Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,819 ▲0.03%
DOW 47,648 ▼0.56%
NASDAQ 22,965 ▲0.27%
NAFTA 102.54 ▲6.18%
ARI 4,726 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,753 ▲ +1.36% ETH $2,207 ▲ +1.16% XRP $1.3335 ▲ +0.83% SOL $82.5500 ▲ +1.23%
S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,648 ▼0.56 % NASDAQ 22,965 ▲0.27 % NAFTA 102.54 ▲6.18 % ARI 4,726 ▼1.29 % S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,648 ▼0.56 % NASDAQ 22,965 ▲0.27 % NAFTA 102.54 ▲6.18 % ARI 4,726 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kronika

Droga e Vlorës/ Prokuroria përplaset me Policinë

Një pjesë e efektivëve të Policisë së Vlorës duket se janë “nën hetim” pas aksionit të datës 4 tetor 2016 në katër fshatra të këtij qarku, ku u gjetën në total rreth 24 tonë kanabis.

Dyshimet ndaj efektivave të veçantë apo edhe strukturave të Policisë nuk janë të kohëve të fundit por ajo që ka ndodhur gjatë aksionit antidrogë, duket se i ka shtuar edhe më shumë dyshimet e hetuesve.

“Në momentin e parë të ndërhyrjes në fshatrat Vranisht, Treblovë etj., në zonën ku ishte kultivuar sasi e madhe kanabisi, ndërsa sasi të tjera ishin duke u tharë në stane të improvizuara, në zonë kanë qenë 15-20 persona të implikuar në këtë aktivitet, kryesisht punëtorë të tokës së mbjellë me kanabis, por edhe ata që merren me përpunimin e kësaj bime pas korrjes”, kanë thënë burimet nga hetimi.

Sipas tyre, këta persona janë larguar pa u ndaluar nga strukturat e Policisë së Vlorës, të cilave u ishte kërkuar të vinin në pranga pesë persona, mes të cilëve edhe shtetasin Renaldo Avduli, inspektor në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e qarkut.

Dyshohet se ky efektiv i Policisë kishte “në pronë- si” dy prej parcelave me drogë në këto fshatra, ndërsa ndante fitimet me personat e tjerë të implikuar, për shkak të “garancisë” që u kishte dhënë atyre se nuk do të ngacmoheshin nga policia.

HETIMI

Hetimi që çoi në zbulimin e parcelave me lëndë narkotike në fshatrat Treblovë, Vranisht dhe Vezhdanisht në Vlorë, është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mbi bazën e një hetimi të nisur në korrik 2016, pas një raporti të SHISH-it në lidhje me kultivimin e kanabisit në vend.

Për këtë arsye, mësohet se Prokuroria është duke verifikuar tashmë “raportin” që efektivë të veçantë apo edhe struktura të Policisë së Vlorës kanë me këtë aktivitet kriminal të kultivimit e trafikimit të drogës.

Për shkak se Policia nuk kishte “shkelur” asnjëherë në zonën ku ishin mbjellë parcelat dhe ishin ngritur stanet e përpunimit të kanabisit, Prokuroria ka vendosur të verifikojë në këtë drejtim.

Nga hetuesit thuhet se Prokuroria do të kërkojë sekuestrimin e dokumenteve në Policinë e Vlorës në lidhje me planet operacionale të operacioneve të kontrollit të territorit dhe asgjësimit të hashashit, për të parë nëse policia ka kaluar pranë tri fshatrave Treblovë, Vranisht dhe Vezhdanisht, shkruan Panorama.

Personat kryesorë në këtë aktivitet mësohet se kanë qenë, përveç efektivit të Policisë Renaldo Avduli, edhe shtetasit Shkëlqim Koçiaj, Taulant Haxhiraj dhe Arjan Hasani. Në komunikatën operative të Policisë thuhet se në datën 4 tetor u gjetën 16.009 kg kanabis në fshatin Vranisht dhe 7.002 kg kanabis në fshatin Treblovë të Vlorës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.