Kronika

Duam bukë e dinjitet! Protesta e naftëtarëve të Ballshit zhvendoset tek Ministria

Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh, kanë udhëtuar sot drejt Tiranës për të protestuar para Parlamentit.

Me një pankartë të madhe ku shkruhej “Korrupsion” ata protestojnë për pagat e prapambetura dhe për rivënien e uzinës në punë.

“Dua jetë dhe dinjitet. Dua bukë e dua të drejtë. Ne prodhojmë gjithë pasurinë, nuk durojmë dot varfërinë” thërrisnin në kor protestuesit.

Pastaj protesta e tyre është zhvendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Naftëtarët e Ballshit thonë se prej qershorit 2015, gjendja ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi pasi nuk kanë marrë pagat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button