☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,714 ▼ -0.75% ETH $2,473 ▼ -2.61% XRP $1.3372 ▼ -2.19% SOL $99.7500 ▼ -2.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Duka: “De Biasi vërtetë është një histori e bukur e futbollit shqiptar, por sekreti mbetet energjia e grupit”

Në diskutimin te Samiti i Diasporës, presidenti i FSHF, Armand Duka, u ndal edhe te roli i sportit në diplomacinë ndërkombëtare, ku Presidenti Duka theksoi se futbollistët shqiptarë kanë qenë ambasadorë të rëndësishëm të vendit në shumë shtete të botës. Ai permendi gjithashtu De Biasin dhe historinë e tij.

“De Biasi vërtetë është një histori e bukur e futbollit shqiptar. Ka qenë trajner i ekipit, trajneri i Lorikut, kur Loriku ishte kapiten në vitin 2016 në Europian.

Vazhdojmë që të kemi marrëdhënie shumë të mira, respekt të jashtëzakonshëm për De Biasin. Por, loja jonë është kolektive dhe as De Biasi, as Loriku, as Duka apo as Altini nuk e çojnë dot Shqipërinë, as në Europian dhe as nuk fitojnë grupin dhe nuk fitojnë dot asnjë ndeshje.

Vetëm kur jemi të gjithë bashkë, vetëm kur ne kemi një atmosferë pozitive. Ne asnjëherë nuk kemi qenë me të gjithë kualitetin shumë të mirë që kanë dy panelistët që janë sot këtu, nuk kemi pasur superstar, apo yje në skuadër.

Nuk kemi pasur as Messi as Ronaldo, por kemi pasur një atmosferë pozitive, kemi pasur një grup të mirë, sa herë kemi bashkuar energjitë, jo vetëm me ato që janë në skuadër, në stafin teknik, në FSHF, por me qeverinë, me tifozët dhe të gjithë kemi bërë rezultate pozitive.

Futbolli është kështu, shpresojmë më mirë në të ardhmen”

The post Duka: “De Biasi vërtetë është një histori e bukur e futbollit shqiptar, por sekreti mbetet energjia e grupit” appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.