☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.68 ▼3.3%
ARI 3,918 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,187 ▲ +0.33% ETH $2,285 ▲ +0.72% XRP $1.2483 ▼ -0.38% SOL $94.2700 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.68 ▼3.3 % ARI 3,918 ▲0.48 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.68 ▼3.3 % ARI 3,918 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

DUKAJ: FLAMURI SHQIPTAR NUK ËSHTË KËRCËNIM, LIGJI DUHET TË JETË I NJËJTË PËR TË GJITHË

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike dhe drejtori politik i Alternativës Shqiptare, Marash Dukaj, deklaroi se flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd, duke theksuar se Mali i Zi, si një shtet demokratik dhe evropian, duhet të ketë të njëjtat standarde për të gjithë. Siç tha Dukaj, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe nuk është mirë që policia të zbatojë standarde të dyfishta ndaj flamurit shqiptar.

“Mali i Zi, si një shtet demokratik dhe evropian, duhet të ketë të njëjtat standarde për të gjithë. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Nuk është mirë që të vazhdojnë standardet e dyfishta të policisë së Malit të Zi ndaj flamurit shqiptar”, shkroi Dukaj në rrjetin X.

Ai theksoi gjithashtu se nuk duhet pasur frikë nga flamujt shqiptarë.

“Dhe duhet të respektohen qytetarët që e mbajnë atë. Kemi qenë dëshmitarë të ndërhyrjeve edhe gjatë verës për shkak të flamurit shqiptar në dasma dhe festa, ndërsa mbrëmë edhe ndaj diasporës shqiptare në pikën kufitare me Bosnjë e Hercegovinën. Ata kanë kaluar nëpër gjithë Evropën dhe vetëm policisë sonë i ka penguar flamuri shqiptar!”, shkroi Dukaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.