☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.25 ▼0.3%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,054 ▼ -4.46% ETH $2,238 ▼ -6.32% XRP $1.1898 ▼ -8.68% SOL $90.2700 ▼ -5.13%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

NJU DELHI – Xi bën thirrje për angazhim më të madh të BRICS-it për paqen në LM

NJU DELHI, 12 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti kinez, Xi Jinping u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BRICS-it, të shtojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit Persik.

Duke folur në samitin e BRICS-it në Nju Delhi, Xi tha se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e tjera anëtare, për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sipas tij, situata në Lindjen e Mesme është e ndërlikuar dhe luftërat po shkaktojnë humbje të mëdha njerëzore.

Xi paralajmëroi gjithashtu për rritjen e përplasjeve për pushtet dhe sfidat ndaj rendit ndërkombëtar.

Ai u bëri thirrje vendeve të BRICS-it të qëndrojnë në anën e duhur të historisë dhe të kontribuojnë më shumë për paqen dhe sigurinë.

BRICS përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, si dhe Arabinë Saudite, Iranin, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezinë.

Grupi synon të rrisë peshën e vendeve të tij në skenën ndërkombëtare dhe shihet edhe si një kundërpeshë ndaj vendeve perëndimore.

Kina do të marrë drejtimin e BRICS-it vitin e ardhshëm.

Gjatë vizitës në Indi, Xi u takua edhe me kryeministrin indian Narendra Modi.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Indisë ishin përkeqësuar ndjeshëm pas një përplasjeje vdekjeprurëse mes ushtarëve të dy vendeve në vitin 2020, në kufirin e diskutueshëm në Himalaje, por janë përmirësuar pas një marrëveshjeje të arritur në vitin 2024.

Vizita në Indi është pjesë e përpjekjeve të fundit diplomatike të Xi Jinping, pas vizitave të tij në Kirgistan dhe Egjipt. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.