☁️
Tiranë 15°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,036 ▼ -0.09% ETH $2,055 ▼ -0.57% XRP $1.3160 ▼ -0.15% SOL $80.2800 ▲ +0.56%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Dule: Nëse nuk arrijmë marrëveshje me PS-në do dalim të vetëm në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një deklaratë për shtyp paraditen e së enjtes tha se PBDNJ është në komunikim politik me Partinë Socialiste, por jo në negociata.

Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje paraelektorale me partinë më të madhe në qeverisje forca që ai drejton do të garojë e vetme në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

“Duke qënë se jemi në komunikim politik, por jo në negociata me PS-në dhe parti të tjera, dhe nëse do të kemi konvergim kandidaturash për disa bashki ose në të gjithë vendin, atëhere do të kemi një marrëveshje, në të kundërt do të jemi të vetëm”, u shpreh Dule.

Në deklaratën e sotme, kreu i PBDNJ-së, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, akuzoi dy forcat e mëdh politike në vend, PS dhe PD, se kanë nisur përpjekjet për të manipuluar zgjedhjet. “Dy partitë e mëdha, PD dhe PS, po vijnë në fushën e betejës elektorale me 225 militantët më të flaktë. Këta militantë vijnë në këtë betejë të paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ata do të quhen anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor(KZAZ) dhe në zgjedhjet e radhës do të bëjnë punën për të cilën janë paguar. Kjo nuk është të shkosh në zgjedhje në kushte të barabarta dhe të garosh në to”, u shpreh Dule.
Ai bëri të ditur gjithashtu se kjo forcë politike javën që vjen do të hyjë në fushatën elektorale me programet e saj.
“Krahas programit tonë për bashkitë ku jemi të pranishëm do të përpiqemi të jemi në të gjitha 61 bashkitë e vendit, sikurse rezulton nga ndarja e re territoriale, të paktën në këshillat bashkiakë”, saktësoi Dule.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.