Kronika
Durrës, plagos rëndë bashkëshorten e më pas vret veten
Një 41-vjeçar banues në Manëz të Durrësit ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 38-vjeçare e më pas ka vrarë veten.
Policia e Durrësit ka njoftuar se shtetasi Mondi Gjoka, rreth orës 23:45 të së dielës, ka qëlluar me automatik gruan e tij, Lumturije Gjoka, duke e plagosur rëndë. Pas disa minutash, 41-vjeçari ka vrarë veten me të njëjtën armë.
Shtetësja e plagosur gjendet e shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.