Kronika

Durrës, shpërthim me eksploziv në lokalin e të sapo liruarit nga burgu

Një sasi ekiplozivi ka shpërtrhyer gjatë oeëqve të natës në një lokal në Porto Romando në Durrës.

Në banesën tre katëshe të Fetah Mataj, në katin e parë ku ndodhej lokali, është shënuar një shpërthim i fuqishëm.

Më konkretisht rreth orës 24:00, në lagjen Nr.15 Durrës, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e lënde plasëse artizanale në lokalin në pronësi të 35- vjeçarit.

Si pasojë e tij janë shënuar dëme të shumta materiale, por pa të lënduar në njerëz.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që në momentin e shpërthimit familjarët kanë qenë në gjumë.

Aktualisht policia ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë rreth ngjarjes, ndërkohë që po punohet për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të Mataj. I zoti i banesës rezulton me precedentë penalë, ndërkohë që disa vite ka qenë në burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button