☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,808 ▼0.13%
DOW 47,614 ▼0.63%
NASDAQ 22,893 ▼0.04%
NAFTA 103.28 ▲6.95%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,451 ▲ +0.79% ETH $2,202 ▲ +0.72% XRP $1.3368 ▲ +0.91% SOL $83.2900 ▲ +1.72%
S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kronika

Durrës, sulm me armë zjarri pranë stadiumit, 2 të plagosur

Një sulm me armë zjarri është verifikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Nga të dhënat zyrtare rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5, pranë stadiumit të qytetit bregdetar. Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Alfred Skonja dhe Ismail Çyrbja, 29 dhe 25 vjeç.

Për momentin nuk dihen motivet e këtij sulmi, por në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e policisë, që po kryejnë veprimet proceduriale për të hedhur dritë mbi sa ka ndodhur. Mësohet se uniformat blu kanë bërë shoqërimin e të lënduarve në spitalin rajonal të Durrësit, ku dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në skedarët e policisë Skonja rezulton person me precedentë penalë për shkak se dyshohet se në gusht të këtij viti ndoqi një biznesmen në Durrës për ta ekzekutuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.