☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,582 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,178 ▼ -0.22% ETH $2,046 ▲ +0.07% XRP $1.3169 ▼ -2.73% SOL $82.7900 ▼ -0.99%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Dy fytyrat e ISIS, brutalitet dhe bamirësi gjatë muajit të Ramazanit

ISIS po shfaq njëkohësisht brutalitet dhe bamirësi gjatë muajit të Ramazanit. Ndërsa anëtarët e kalifatit islamik thonë se kjo periudhë e vitit është e shenjtë për ta.

“Business Insider” i kushton një reportazh jetës nën sundimin e xhihadistëve gjatë muajit të shenjtë.

Por sipas prestigjiozes, grupi terrorist po tregon dyfytyrësinë e tij edhe në këtë periudhë. Nga një anë pretendojnë se kanë ndalur sulmet, si edhe tregohen bujarë ndaj të varfërve, duke i dhuruar atyre ushqime, por nga ana tjetër ekzekutojnë apo ndëshkojnë rëndë çdo person që kapet nga milicia e tyre duke shkelur rregullat e muajit të Ramazanit. Kjo reflekton asgjë më shumë se sa frymën ekstremiste që vazhdon t’i shoqërojë xhihadistët në çdo hap, që nga koha e krijimit të kalifatit të tyre të shtrirë në Irak e Siri.

Në Mosul, qytetin më të madh, i cili është nën sundimin e ISIS, peronat që diktohen nga ky grup terrorist, futen nëpër disa kafaze prej hekuri dhe lihen aty për ditë të tëra.

Observatori sirian për të Drejtat e njeriut shton se ka raste kur të burgosurit edhe torturohen me dhune, në mesin e vapës, të pa ushqyer.

Arsyet për shkelje janë nga më të ndryshmet: kodi i veshjes, konsumi i duhanit, ujit ,ushqimeve, apo edhe lojërat e ndryshme. Por shumica e banorëve thonë se xhihadistët kërkojnë justifikime për të kryer rutinën e tyre të dhunës, ndaj shumica nuk dalin nga banesat e tyre.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili filloi thuajse në mesin e qershorit dhe përfundon javën e ardhshme, është një periudhe kohe kur myslimanët kërkojnë të jenë më pranë zotit duke respektuar gjithë rregullat e shenjta të tij. Pikërisht në këtë periudhë, pavarësisht pretendimeve të ISIS për qetësi, ata kanë bërë sulmet më brutale në Tunizi, Kuvajt, Egjipt edhe France.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.