🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,873 ▲ +0.54% ETH $2,250 ▲ +1.11% XRP $1.3465 ▼ -0.13% SOL $84.7200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dyndje në spitale, mbi 100 raste në ditë në Infektiv

emperaturat e larta por jo vetëm kanë rritur numrin e personave me infeksione gastro-intestinale në urgjencën e Shërbimit Infektiv. Çdo ditë, 100 deri në 120 vetë i drejtohen kësaj urgjence me probleme të ndryshme të aparatit tretës.

“Vijnë me shqetësime si diare, të vjella e temperaturë. Është një numër i shtuar që mbingarkon personelin e urgjencës, pasi janë mbi 100 raste që paraqiten çdo ditë”, deklaron profesor doktor Arjan Harxhi.

Nisur nga shifra e lartë, por dhe problematika që shfaqin pacientët, mjekët thonë se shkak kryesor është uji i pijshëm dhe konsumimi i ushqimeve të cilat nuk ruhen mirë higjenikisht.

“Bëhet fjalë për nivel të ulët të higjenës dhe të përpunimit e ruajtjes së ushqimeve. Pra, rrugët janë qoftë përmes ujit kur është i kontaminuar, qoftë përmes ushqimeve që janë paraprakisht të kontaminuara”, thotë Harxhi.

Harxhi u bën apel qytetarëve të bëjnë kudjes me ushqimet e përpunuara, apo ruajtjen e higjenes në ambjentet familjare ku i gatuajnë ato, apo në përzgjedhjen e ambienteve kur konsumojnë ushqim jashtë shtëpisë. Por ai ka dhe një mesazh për autoritetet shëndetësore.

“Kur nuk jemi të sigurtë se uji që pijmë nga rubineti është i pastër, ai duhet të zjehet ose të konsumohet ujë i ambalazhuar. Vëmendje duhet edhe sa i takon cilësisë së ushqimit, si përpunohet, si ruhet, apo si gatuhet. Inspektoriatet e ndryshme, apo politikbërësit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj situate, sidomos në kohë sezonesh”, shton Harxhi.

Por nuk janë të pakta dhe rastet kur të sëmurët paraqiten në urgjencën e Shërbimit Infektiv, kur fare mirë mund t’i drejtohen mjekut të tyre të familjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.