e-Albania Shërbimi për aplikim për pasaportë jashtë vendit funksional, mbi 6700 aplikime në mars
Platforma “e-Albania” ka sqaruar zyrtarisht se shërbimi elektronik “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë jashtë vendit” nuk është ndërprerë në asnjë moment dhe vijon të jetë plotësisht funksional dhe i aksesueshëm.
Sipas njoftimit, gjatë periudhës 1–26 mars janë regjistruar gjithsej 6790 aplikime për këtë shërbim, duke dëshmuar vijimësinë dhe përdorimin e tij nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Institucioni u bën thirrje përdoruesve që, për të shmangur problematikat gjatë aplikimit, të sigurojnë një lidhje të qëndrueshme interneti dhe të mos ndërpresin procesin deri në përfundimin dhe dërgimin e aplikimit.
“Mbetemi të angazhuar për të garantuar ofrimin e pandërprerë dhe cilësor të shërbimeve elektronike për qytetarët, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të vendit. Për çdo problematikë të hasur, qytetarët mund të kontaktojnë në adresën zyrtare të suportit: helpdesk@e-albania.al”, theksohet në njoftimin zyrtar.
/e.xh/a.f/r.e/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.