Sporti
E humbi penalltinë vendimtare, Kane reagon për herë të parë pas eliminimit të Anglisë
Anglia u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës mbrëmë nga kampioni në fuqi, Franca.
Rezultati në fund ishte 2:1 për “Trekolorët”, ndërsa Anglia e mbylli aty aventurën e saj.
Harry Kane shënoi një penallti, por humbi një tjetër, e që ishte vendimtare për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pas ndeshjes, Kane reagoi duke u shprehur se ndjehet absolutisht i rrënuar.
“Absolutisht i rrënuar. Ne i kemi dhënë gjithçka dhe ka ardhur deri në një detaj të vogël për të cilin unë marr përgjegjësi. Nuk ka asgjë për t’u fshehur, dhemb dhe do të duhet pak kohë për ta kapërcyer atë, por kjo është pjesë e sportit”, shkroi Kane në profilin e tij në Twitter