E Premte e Zezë pas sulmeve xhihadiste të përgjakshme në botë
E premtja e dytë e Ramazanit u shënua nga një valë dhune që mban emrin e xhihadistëve. Kjo valë e përgjakshme ndodhi tre ditë pas një thirrjeje të grupit xhihadist të Shtetit Islamik, që lufton në Irak dhe në Siri duke u kërkuar myslimanëve në mbarë botën të angazhohen në luftën e shenjtë kundër ”të pafeve” gjatë muajit të Ramazanit, që ka nisur më 17 qershor. Të paktën 37 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën pas një sulmi të kryer sot nga një person i armatosur kundër hotelit ”Riu Imperial Marhaba” pranë qyetit turistik tunizian të Suzas, një shef ndërmarrjeje i vrarë pas një atentati në Francë dhe 25 të vrarë pas një sulmi në një xhami në Kuvajt dhe dhjetëra të tjerë në një bazë në Somali.
Tunizi: thirrje për ndihmë nga presidenti –
Në Tunizi, të paktën 37 persona, pjesa më e madhe turistë të huaj, u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në mesditë në një hotel dhe një plazh në zonën turistike të Suzas, atentati më i rëndë në historinë e kohëve të fundit në një qytet që po përballet me rritjen e kërcënimit xhihadist që prej revolucionit në vitin 2011. ”Një shkëmbim zjarri ndodhi edhe mes personave të panjohur dhe rojave të sigurisë së hotelit”, shtoi ajo. Sipas Ministrisë së Brendshme tuniziane, sulmuesit janë vrarë. Që nga marsi i kaluar, kur sërish disa të panjohur vranë 21 turistë dhe një polic në muzeun ”Bardo”, Tunizia ka rritur masat e sigurisë. ”Tunizia nuk mund t’i përballojë e vetme xhihadistët dhe kërkon një strategji globale lufte”, konfirmoi presidenti Béji Caïd Essebsi.
Francë : gjashtë muaj pas Charlie
Në Francë, rreth gjashtë pas atentateve të përgjakshme në Paris, një person u ekzekutua në një atentat xhihadist kundër një qendre industriale pranë Lionit, autori i të cilit mendohet të jetë arrestuar. Është hera e parë që një ekzekutim ndodh në këtë vend gjatë një sulmi terrorist, një praktikë e përdorur vazhdimisht në Siri dhe në Irak nga Shteti Islamik. ”Viktima, koka e të cilës u gjet pranë disa flamujve islamik, është drejtuesja e një ndërmarrjeje në rajon”, deklaroi ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve. Sulmi ndodhi rreth orës 08H00 GMT në një uzinë industirale të grupit amerikan ”Air Products” në Saint-Quentin Fallavier, pranë Lionit. Presidenti francez, François Hollande u bëri thirrje francezëve të mos i dorëzoheshin frikës dhe premtoi se do të zhdukte grupet dhe individët që janë përgjegjës për të tilla akte.
Kuvajt dhe Somali: dhjetëra të vdekur –
Atentati anti-shiit marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik kundër një xhamie në Kuvajt ka shkaktuar të paktën 25 të vdekur, sipas një bilanci të ri të dhënë nga Ministria e Brendshme. Është sulmi i parë kundër një vendi faljesh të frekuentuar nga shiitët e këtij emirati të pasur me shumice shiite dhe Shteti Islamik sunit, që i konsideron shiitët si heretik , mori menjëherë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi të kryer gjatë faljes së madhe në xhaminë Al-Imam al-Sadeq në Kuvajt City. Në Somali, 100 kilometra në veri perëndim të Mogadiscios dhjetëra ushtarë u vranë pas një sulmi nga islamikët e shebabit kundër një baze të forcës së Bashkimit Afrikan (UA) në Lego, mbajtur nga një kontigjent i ushtrisë burundeze, konfirmuan dëshmitarët. Të gjitha këto sulme ngjallë një indinjatë në mbarë botën, kryesisht në kryeqytetet evropiane, që shprehën gjithashty solidaritetin e tyre me vendet e prekura. Komuniteti ndërkombëtar dënoi barbarinë dhe urrejtjen e verbër të këtyre atentateve monstruoze që shkaktuan dhjetëra të vdekur në Tunizi, në Francë, në Kuvajt dhe në Somali, në këtë të premte faljesh për myslimanët