Politika

“E rëndësishme të dhurojmë gjak”/ Meta: Kjo është një krizë e re, respektoni të gjithë kufizimet e vendosura

Presidenti i vendit, Ilir Meta, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, që organizohet në ambientet e Katedrales Katolike ‘Shën Pal’ në Tiranë, në ndihmë të fëmijëvë talasemikë.
Situata në të cilën vendi dhe e gjithë bota ndodhet ka bërë që personat në nevojë, veçanërisht ata talasemikë të mbeten pa transfuzin gjaku duke rrezikuar shëndetin e tyre.
Në një deklaratë për media ai falenderon institucionet dhe individët që dhurojnë gjak në këto momente domosdoshmërie.
”Ju falenderoj në këto ditë të vështirë, kur domosdoshmëria për të dhuruar gjak është mjaft e rëndësishme, për shkak të vështirësisë ku ndodhemi.
Falë angazhimit të Kishës Fetare Katolike, organizatës shqiptare të dhurimit të gjakut për të vazhduar dhurimin e gjakut në këto momente, si një domosdoshmëri për të qenë pranë, sidomos në këto javë ku rreziqet janë edhe me të madh për shkak të kësaj situate.

Falenderoj institucionet dhe individët që janë paraqitur dhe kanë dhuruar gjakun e tyre për vëllezërit dhe motrat e tyre shqiptarë që kanë nevojë akoma më shumë në këto situata kritike”, shprehet Presidenti.

Për ata qytetarë që vazhdojnë të mos ju binden rregullave presidenti shprehet se:

”Të gjithë duhet ti respektojmë kufizimet sepse janë për të mbrojtur çdo qytetar, çdo sjellje e papërgjegjshme mund të ndikojë edhe në familjarët e tyre. Në po e shohim se çfarë po ndodh në Italinë fqinje dhe nuk kemi nevojë të bëjmë eksperimente.

Duhet të ndjekim të gjitha kufizimet të vendosura, nuk duhet të konsiderohen si privim por si diçka të nevojshme.

Të gjitha forcat e ushtrisë janë në mbrojtje të qytetarëve nga pakujdesi edhe është një mundësi për të dhënë ndihmën. Kjo situatë nuk përballohet vetëm me doktorë dhe mjekë.

Kjo është një krizë e re, jo vetëm për ne por edhe për vende të tjera.

Çdo ditë do të përmirësohet mekanizmi parandalues, izolues, dhe për këtë duhet bashkëpunimi i të gjithëve”.

I pyetur rreth situatës politike në Kosovë, presidenti shprehet se nuk ka një koment por uron më të mirën për një përgjegjësi maksimale me prioritet shëndetin e popullit.

”Nuk kam asnjë koment, urojmë më të mirë për përgjegjësi maksimale në këto momente edhe ne Kosovë, është e rëndësishme që edhe atje të jetë prioritet shëndeti i popullit,

Për ne është parësor shëndeti i vëllezërve tanë atje, së dyti stabiliteti dhe normaliteti por për këtë e kanë përgjegjësitë ata vete”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button